• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tahiri ha koka, pse Marku emëroi te Krimet e Rënda Prelën e Durrësit të skandaleve

20:45 : 09/05/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Më 22 janar të këtij viti, ndërsa qarkullonin zërat se drejtuesi i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj ishte çështje ditësh për tu shkarkuar, kryeprokurorja Arta Marku bëri një lëvizje të beftë, duke ftuar në zyrën e saj prokurorin e anatemuar nga mazhoranca, pasi ishte ai që urdhëroi në tetor 2017 arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Për çudi, Marku shprehu “mbështetje”, e madje kërkoi nga kjo prokurori që të intensifikoheshin hetimet në lidhje me çështjet e rëndësishme, ku padyshim më e rëndësishme ishte dosja Tahiri. “Prokurori i Përgjishthëm, Arta Marku mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit. Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj”-thuhej në njoftimin për shtyp në atë kohë. Por dje ka ardhur lëvizje jo aq e bëftë, pasi Hajdarmataj është prokurori që kishte në duar fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pikërisht në kohën kur për çështje ditësh pritej urdhër-arresti për Tahirin, Prokurorja e Përgjithshme shkarkon nga detyra numrin një të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe në vendin e tij emëron Donika Prelën, deri dje drejtuese e Prokurorisë së Durrësit, (aty ku dje u grabit posta sekrete)… .

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”-thuhet në reagimin e shkurtër zyrtar, që edhe ai në vetvete ka gabime konceptuale. Së pari, Arta Marku nuk mund të kryejë emërime, por vetëm të komandojë, pasi të drejtën e emërimeve e ka KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) i cili ende nuk është krijuar.

Përtej gabimeve konceptuale mbi kompetencat e kryeprokurores, shkarkimi i Hajdarmatajt duket se lidhet pikërisht mbi hetimet për dosjen Tahiri. Hajdarmataj thirri për të dytën herë të dëshmojë shoferi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kjo shtoi dyshimet se Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte gati urdhër-arrestin që do të lëshonte për Saimir Tahirin, por pritej vetëm vendimi formal i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të pranonte dorëheqjen dhe më pas prokuroria ishte e lirë të vepronte ndaj Tahirit. Pikërisht në këtë kohë, Hajdarmataj thirret dhe i komunikohet shkarkimi. Në një prononcim për mediat Hajdarmataj u tregua i kujdesshëm mbi motivet e shkarkimit, por është i qartë kur shprehet se të vetmen dosje sensitive kishte atë të Saimir Tahirit. “Unë nuk di të them se me çfarë ka lidhje ky shkarkim por mund t’ju them se unë e vetmja dosje që unë jam përfshirë drejtë për së drejti, nga një sërë hetimesh që tashmë janë të hapura nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është ajo e dosjes ish-ministrit të Brendshëm, Sajmiri Tahiri. Unë tani jam prokurori i thjeshtë dhe normalisht do të vazhdoj punën time me dosjet për të cilat jam i ngarkuar të hetoj, deri në momentin që mund të ketë ndonjë urdhër tjetër për transferimin apo komandimin tim në ndonjë institucion tjetër,” shtoi ai. Nëse Hajdarmataj do të transferohet në ndonjë prokurori tjetër, (dhe gjasat janë të ndodhë) atëherë automatikisht është i detyruar të heqë dorë nga dosja Tahiri, duke shtuar më tepër aludimit se e gjithë kjo lëvizje ka vetëm një motiv: “Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri”.

Po cila është kjo prokurore që do e çojë më “përpara” punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda? Bëhet Fjalë për Donika Prelën, prokuroren që deri dje mbante postin e kryeprokurores së Durrësit. U soll aty si “shoqe e Markut”, ndonëse publikisht u shit si “dorë e fortë” për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në qarkun Durrës. Gjatë kohës së qëndrimit në detyrë, Prela u bë vetë lajm, ku ka dyshime se një raport sekret i SHISH e përfshinte Prelën në një aferë korruptive me pronat në bregdet. Sikur të mos mjaftonte kjo, dje iu grabit posta sekrete e prokurorisë, ku dyshohet se ishin të paktën pesë dokumente të rëndësishme të cilat vlenin për dosje të bujshme. Aktualisht dosjet që po heton prokuroria e Durrësit është ajo e hetimeve mbi ekstradimin e Nezar Seitajt, anëtarit të grupit “Habilaj”, ku dyshohet se është implikuar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ndërsa dështimi i Prelës në një nga prokuroritë më të rëndësishme të vendit ishte në nivele për libra gines. Në pesë muaj qëndrim në këtë detyrë, si kryeprokurore e Durrësit, Prela nuk mundi të dërgonte asnjë dosje të saktë në gjykatë që lidhet mbi dyshimet për afera korruptive të zyrtarëve lokal. Gjithashtu është deklaruar se të paktën tre grupe të organizuara kriminale veprojnë në zonë, por asnjë prej tyre nuk ka përjetuar “forcën” e prokurorisë dhe vijojnë aktivitetin kriminal. Kjo prokurore që tashmë njeh vetëm ngjitje në karrierë, është e sprovuar se është e aftë të mbyllë dosjet e bujshme…

Lexo edhe:

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

Rrjet prostitucioni në Durrës, në pranga dy kineze dhe një shqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

11:05 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rrjet prostitucioni në Durrës, në pranga dy kineze dhe një shqiptar

11:04 : 06/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Dhunohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij

10:52 : 06/08/2025
RAJONI

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë Hercegovinës i heq mandatin Milorad Dodikut

10:49 : 06/08/2025
AKTUALITET

Miliona euro dëm shtetit/ Apeli lë në burg ish-administratorin dhe CEO-n e “Bankers Petroleum”

10:29 : 06/08/2025
BOTA

Ndihmat kthehen në tragjedi në Gaza, kamioni me ushqime përplas turmën, dhjetëra viktima

10:25 : 06/08/2025
Para

Nga Tahiri te Dako e Çela i OSHE, çfarë ndodh pas shkarkimit te Besim Hajdarmatajt

TË GJITHA

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

11:05 : 06/08/2025

Rrjet prostitucioni në Durrës, në pranga dy kineze dhe një shqiptar

11:04 : 06/08/2025

VIDEO/ Dhunohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij

10:52 : 06/08/2025

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë Hercegovinës i heq mandatin Milorad Dodikut

10:49 : 06/08/2025

Miliona euro dëm shtetit/ Apeli lë në burg ish-administratorin dhe CEO-n e “Bankers Petroleum”

10:29 : 06/08/2025

Ndihmat kthehen në tragjedi në Gaza, kamioni me ushqime përplas turmën, dhjetëra viktima

10:25 : 06/08/2025

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

10:17 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com