Situata e motit në Qarkun Lezhë është përkeqësuar. Ka pasur reshje dëbore dhe shi. Ndërkohë erërat e forta kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha.
SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 13.01.2025, ORA 08:25
Teritori i Qarkut Lezhë gjatë gjithë 24 orëve të kaluara është përfshirtë nga reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruar me erë me intesitet të vrullshëm, ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit. Sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër, kanë rënë 10 mm shi , por pa krijuar probleme.
– Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet se pothuajse gjithe qyteti është gdhirë pa energji elektrike , që nga ora 20 e mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e mungesës së energjisë, është ndalur dhe furnizimi me ujë i qytetit. Rreshjet për momentin kanë ndalur por era vijon me fuqi deri 65km/ore. Problematika të theksuara gjatë oreve të mbrëmjes nuk kemi pasur pervec mungesës së energjisë. Sot grupet e punës do vijojne punën në terren për normalizimin e situatave apo pastrime të sipërfaqeve me degë apo mbeturina të sjella nga era. Grupet e OSHE-se do vijojnë punën në terren për kthimin e energjisë dhe furnizimin më ujë të qytetit, të zonave të tjera pa energji, të njësive Milot, Fush Kuqe e Mamurras, si dhe stacioni i pompave të të ujit te pijshëm Lac, Milot e Mamurras.
– Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet se nuk kemi akse rrugore të bllokuara, me mjetet e bashkisë është ndërhyrë për pastrimin e rugëve të qytetit nga dëbora, si dhe kriposjen e tyre. Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, rrjetit elektrik të amortizuar vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, e disa fshatra të njësisë Shëngjin. Ka shumë shtylla elektike të dëmtuara, grupet e punës së OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve të shfaqura, kurse strukturat e MC të bashkisë kanë qenë në terren dhe kanë punuar për normalizimin e gjendjes. Ka pasur rrëzime pemësh në anët e rrugëve, ku një e tillë në është rëzuar në ora 04:00 të mëngjesit, tek Ish Materniteti, (sot spitali përkohësisht), duke bllokuar rrugën, është ndërhyre me strukturat e MZSH dhe të bashkisë për largimin e tyre, rruga është e pastër.
– Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet situata vijon si me poshte:
Gjate nates kane vijuar reshjet e debores me intensitet te ulet. Trashesia e debores ka arritur rreth 40 cm (Nj.A Fan).
Deri me tani nuk raportohen për rrugë të bllokuara, përveç segmentit rrugor Kaçinar – Arrëz që duhet të kalohet me zingjir për shkak të ngricave në disa vende.
Ka mungesë të energjisë elektrike në Nj.A Fan, si Shëngjergj, Shtuf, Kaçinar, Arrëz si në fshatin Prosek, Gëziq
Grupet e punës të OSSHE janë nisur në zonat ku ka mungesë energjie për riparimin e defekteve.
Mjetet e bashkisë janë në gadishmëri për të ndërhyre në cdo lloj situate apo bllokim rrugë që mund të ndodhë.
– Nga ana e Institucionit të Prefektit të Qarkut është komunikuar me subjektet kontraktore për mirmbajtjen e akseve nacionale, deri tani nuk asnjë aks të bllokuar.
– Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk ka për teritorin e bashkive Lezhë e Mirditë, kurse Kurbini ka problem, për shkak të mungesës së energjisë në stacionet e pomimit.
– Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale.
– Hidrovorët janë në gadishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve të ujit në kanale. Në linjat elektrike të furnizimit të tyre, për shkak të erës ka patur ndërprerje të herpasherëshme, por sasia e reshjeve deri tani nuk ka qenë problematike.
– Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë gjatë gjithë ditës do të jetë në ndekje të situatës.