Një 17 vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë, pasi ka qëlluar me thikë një vajzë të re. Në pranga ka rënë F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Fier i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me thikë 31 vjeçaren me iniciale D.Çbanuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje.
Vajza ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që kanë arrestuar të riun, si dhe sekuestruan thikën që përdori autori, në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Plagosje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbatja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.