• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Prodhimi i energjisë, Kosovës i duhen 4.5 mld euro për eliminimin e përdorimit të qymyrit

18:20 : 07/01/2025
në RAJONI

Largimi i qymyrit për prodhim të energjisë po llogaritet të ketë kosto të lartë për Kosovën. Për eliminimin e përdorimit të tij deri në vitin 2050, Kosova duhet të investoj hiç më pak se 4.5 miliardë euro. Mediumi i njohur Reuters, i ka kushtuar një artikull rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Evropë, në mesin e tyre edhe Kosova.

Në këtë artikull thuhet se tranzicioni energjetik i Kosovës, për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050, do t’i kushtojë Kosovës hiç më pak se 4.5 miliardë euro, një shifër kjo goxha e frikshme për ekonominë e vendit.

Aty theksohet se Kosova po mundohet që ta arrijë hapin me pjesën tjetër të Evropës, duke instaluar shumë burime të rinovueshme. Në dhjetor, Kosova nisi një ankand për të instaluar 100 Mega Wat kapacitet të erës. Por, Banka Botërore vlerëson se asaj i nevojiten 100 herë më shumë – të paktën 10 gigavat kapacitet të ri.

“Në dhjetor, ajo nisi një ankand për të instaluar 100 MË kapacitet të erës. Por Banka Botërore vlerëson se asaj i nevojiten 100 herë më shumë – të paktën 10 gigavat kapacitet të ri – për të përmbushur objektivin e saj për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050. Ky tranzicion vlerësohet t’i kushtojë Kosovës 4.5 miliardë euro, një shumë e frikshme për ekonominë e vogël”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën kur është publikuar ankandi prej 100 MW kishte thënë se këtë vit po e përmbyllin edhe me një sukses hapjen e Ankandit parë të erës.

Lexo edhe:

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan

“Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon. Kemi rritje të bruto produktit vendor me 6.36 mesatarisht në tri vitet e fundit. Kemi dyfishim të eksporteve dhe dyfishim të investimeve të huaja direkte. Sipas këtij parimi jemi siguruar që qytetarët janë pjesë e politikave tona. Sulmi në Ibër-Lepenc na bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptim energjetik. Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtërishme, energji të ripërtërishme të diellit. Deri vitin 2031 jemi zotuar që të arrijmë 1600 MGW nga burimet e ripërtërishme të energjisë”.

Kosova ditëve të fundit u ballafaqua me një krizë të madhe të furnizimit me rrymë. Në disa zona reduktime shkuan madje edhe me dhjetëra orë. Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë këto ditë po arrin shifra maksimale deri në 1500 Mwh, që është më e larta ndonjëherë që nga paslufta.

Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, që ndodhen në qytetin e Obiliqit, janë burimet kryesore të rrymës me anë të djegies së thëngjillit, ndonëse nuk i plotësojnë nevojat e shtetit, kryesisht për shkak të vjetërsisë.

Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.

Termocentrali Kosova A – i cili gjeneron rrymë me thëngjill, është i vjetër me dekada dhe i ka dy blloqe jashtë funksionit – ka qenë e paraparë të mbyllej deri në vitin 2017 me Marrëveshjen e Komunitetit të Energjisë së Evropës Juglindore.

Kjo nuk ka ndodhur dhe Qeveria e tashme e Kosovës e ka përfshirë atë në Strategjinë për Energji 2022-2031, e cila parasheh investime. Strategjia për Energji 2022-2031 e Kosovës përqendrohet tek investimet në këto burime, por një pjesë përfshin edhe Termocentralin Kosova A, përkatësisht investimet në së paku një njësi apo bllok të tij.

Në dokument thuhet se njëra njësi do të rinovohet deri në fund të vitit 2024, ndërsa vendimi për rinovimin ose mbylljen e njësisë së dytë do të merret më së voni më 2024.

“Njësia e riparuar do të punojë si rezervë strategjike nga viti 2028 deri në vitin 2030 dhe do të jetë në dispozicion në sezonin e ngrohjes, kur kërkesa për energji elektrike është më e lartë, ose në raste të krizave energjetike”

Aktualisht, mbi 20 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell. Në vitin 2020, Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës janë zotuar se, deri në vitin 2050, do t’i japin fund prodhimit të energjisë nga thëngjilli dhe do të kalojnë në burime të ripërtërishme./ Monitor

Etiketa: energjia elektrikekosoveqymyri

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

14:21 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan

13:18 : 27/06/2025
RAJONI

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota

11:14 : 27/06/2025
RAJONI

Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Albin Kurti fton në takim krerët e partive

10:37 : 27/06/2025
BOTA

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

20:43 : 26/06/2025
RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës “merr” situatën në dorë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh!

19:42 : 26/06/2025
Para

“Çmenduri” për Gyokeres, Bayern Munich i bën ofertë zyrtare Sportingut të Lisbonës

TË GJITHA

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

14:41 : 27/06/2025

Dy të moshuar përdhunojnë 38-vjeçaren në Tiranë, e shfrytëzonin dhe për prostitucion/ EMRAT

14:38 : 27/06/2025

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

14:21 : 27/06/2025

Albpetrol derdh naftën në Vjosë, rrezikohet lumi i fundit i egër në Evropë

14:17 : 27/06/2025

Dashuri me shikim të parë dhe ndarje, korriku i paparashikueshëm për shenjat!

14:06 : 27/06/2025

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin! Plagoset një grua

13:57 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com