• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Avokatët e Erion Veliajt rendisin 8 argumentet: Pse hetimi i SPAK është keqdashës

16:23 : 27/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Avokatët e Erion Veliajt dhe familjes së tij, kanë publikuar disa nga argumentet e tyre të mbrojtjes, pas dëshmisë prej 5 orësh të kryebashkiakut socialist para prokuroreve të SPAK.

Publikimi i argumenteve ligjore të Erion Veliajt vjen menjëherë pasi SPAK ditën e sotme publikoi 4 veprat penale që po hetohet kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj sipas SPAK është nën hetim për ‘korrupsion pasiv’ pas denoncimit te bere nga një shtetas me iniciale N.A. Nga ana tjetër, avokatët e Erion Veliajt dhe familjes se tij, theksojnë se hetimet janë dashakeqe, të qëllimshme ndaj kryebashkiakut dhe në kundërshtim me ligjin.

 “Hetime keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin! Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm! Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor. Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet Erion Veliaj.  Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të Erion Veliajt, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit”, theksohet në argumentet e avokatëve.

Pala mbrojtëse i mëshon faktit se hetimet janë bërë në tejkalim të afateve, ndërkohë që janë intimiduar personat e thirrur me statusin e “personit që ka dijeni”.

Lexo edhe:

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

Ndërkohë që sipas avokatëve të Veliajt, kontrollet e ushtruara nga SPAK apo sekuestrimi i telefonit është bërë pa një mandat nga gjykata.

Argumentet e avokatëve së familjes së Erion Veliajt:

Hetim keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin

  1. Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm
  • Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor.
  • Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet Erion Veliaj.
  • Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të Erion Veliajt, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit.
  1. Fshehja e faktit të vendosjes në hetim të Erion Veliajt dhe familjes
  • Erion Veliaj dhe familja e tij janë vënë në hetim faktik që në muajin mars 2024, por ky fakt është mbajtur i fshehtë nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”.
  • Megjithatë, veprimet hetimore të kryera kanë qenë të përqendruara realisht te persona konkretë, duke krijuar situatën e një hetimi substantivisht individual ndaj Erion Veliaj (dhe të tjerëve), pa e njoftuar zyrtarisht këtë status.
  1. Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat
  • Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.
  • Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar.
  1. Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”
  • Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.
  1. Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa
  • Edhe pse Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës.
  1. Tejkalimi i afateve hetimore
  • Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë.
  1. “Fishing expedition”
  • Hetimi duket i qëllimtë ndaj një individi, jo për një vepër penale të caktuar, por për vetë personin (Erion Veliaj), me synimin për ta kapur medoemos në një shkelje, qoftë penale apo administrative.
  1. Dalja në media e informacioneve mbi hetimin
  • Informacione të ndryshme lidhur me hetimin janë transmetuar në media, duke krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë. Kjo ka nxitur një perceptim publik të fajësisë së Erion Veliajt, duke dëmtuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke cenuar barazinë e palëve në proces.
  • Një veprim i tillë mund të përbëjë shkelje të rënda, qoftë përmes dashjes apo neglizhencës, pasi përbën keqadministrim të hetimit dhe dëmton integritetin e procedurës penale.

 

 

Etiketa: avokatetkryebashkiakumbrojtjaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

13:36 : 31/05/2025
BOTA

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

08:46 : 24/05/2025
AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja: Si shkoi SPAK te Veliaj

21:33 : 22/05/2025
AKTUALITET

Veliaj fshehu apartamentin në emër të “AGI KONS”? Avokatët: Dyshimet duhen të bazohen në fakte!

19:09 : 22/05/2025
AKTUALITET

SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament

17:26 : 22/05/2025
Para

“Metamorfoza 2”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen ndaj Breçanit dhe 7 të akuzuarve

TË GJITHA

Sot Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:13 : 06/06/2025

Kurban Bajrami/ Ceremonia e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:12 : 06/06/2025

Temperatura të larta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

08:10 : 06/06/2025

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com