• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave/ Apeli i ashpërson dënimin me burg ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj

14:51 : 23/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit i ka ashpërsuar dënimin ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj në lidhje me tjetërsimin e pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Ai kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “shpërdorim detyre”, nga të cilat do të duhet të vuante vetëm 1 vit e 4 muaj burgim për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Apeli jo vetëm që nuk ia uli, por ia rriti edhe më tej, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite burgim për të njëjtën vepër penale, nga të cilat do të vuajë vetëm 2 vite e 8 muaj burgim për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Ish-kryebashkiaku është dënuar dhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Gjithashtu, Apeli ka dënuar me nga 2 vite burgim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” edhe shtatasit Bledar Cara dhe Juxhina Mema, të cilëve nga gjykimi i shkurtuar dënimi iu ulet në 1 vit e 4 muaj burgim.

Lexo edhe:

Zjarr te Rana e Hedhun, rrezikohen disa struktura akomoduese

Skandal pronësie, 20 m² “zhduken” në letra, pakti i vjetër fut fqinjët në sherr

Në qeli do përfundojë vetëm Bledar Cara, pasi për Juxhina Memën Apeli ka vendosur që t’i konvertohet dënimi në shërbim prove në një periudhë prej 5 vitesh.

Bledar Cara dhe Juxhina Mema i kishin shpëtuar dënimit nga Shkalla e Parë e GJKKO-së me pretendimin se rezultonte se me vendim të formës së prerë ishte gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Vendimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Florjan Kalaja (anëtar).

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Ndërkohë, në vitin 2019, SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milionë euro.

Për çështjen në fjalë janë dënuar nga Gjykata e Posaçme për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe shtetasit e mëposhtëm:

  • Sokol Toma është dënuar me 1.6 vite burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar ju ul në 1 vit burgim dënimi. Por, është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Sokol Toma në provë për një periudhë kohe prej 2 vjetësh.
  • Gjovalin Marku është dënuar me 1.6 vite burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar ju ul në 1 vit burgim dënimi. Po ashtu, edhe ndaj tij është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Sokol Toma në provë për një periudhë kohe prej 2 vjetësh.
  • Adiona Marku është dënuar me 1.6 vite burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet në 1 vit burgim dënimi. Po ashtu, edhe ndaj saj është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Sokol Toma në provë për një periudhë kohe prej 2 vjetësh.

Për të tre shtetasit e mësipërm është marrë dhe vendimi që t’iu hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Gjithashtu, Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit pasuritë e paluajtshme të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal si mëposhtë:

  • Pasuria e paluajtshme nr. 5/5, vol, 22, fq. 21, ZK 1986, me sipërfaqe 8000 m2, me vendodhje Lezhë;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 2/50, vol, 24, fq. 28, ZK 1987, me sipërfaqe 1148 m2, me vendodhje Lezhë;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 821/30, vol, 6, fq. 141, ZK 2568, me sipërfaqe 27.009.80 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 821/28, vol, 6, fq. 139, ZK 2568, me sipërfaqe 30.663.70 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;
Etiketa: apelidenimiFran FrrokajpronaRana e HedhuntjetersimiToka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr te Rana e Hedhun, rrezikohen disa struktura akomoduese

14:55 : 29/05/2026
AKTUALITET

Skandal pronësie, 20 m² “zhduken” në letra, pakti i vjetër fut fqinjët në sherr

21:11 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj

16:26 : 19/05/2026
AKTUALITET

Pastrim parash në prona e mallra luksi! Ish-zyrtari merr ‘dhuratë’ 140 mijë €, 18-vjeçarja me vilë 1.5 mln €

15:30 : 18/05/2026
AKTUALITET

“Njëri prej tyre me lidhje me pushtetin”, pse policia i la të lirë autorët e dhunës brutale në Golem?

21:55 : 05/05/2026
AKTUALITET

“Ti hap trutë”/ Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ‘luftë’ për pronën

22:56 : 01/05/2026
Para

Jonida Maliqi votoi Elvana Gjatën në vendin e 3-të në Fest 63, si u prish shoqëria e tyre?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom