Javën e shkuar ju folëm për një grup adoleshentësh dhe mënyrën sesi ata nëpërmjet një lojë të quajtur Free Fire, komunikonin me njëri tjetrin dhe më pas kalonin në bullizime, presione e shantazh ndaj atyre që mund të konsideroheshin më të dobët. Si në rastin e djalit të Elton Briskaj banor në një shtet të Amerikës prej shumë vitesh. Ai tregon se si disa djem adoleshentësh, të cilët nuk njihen aspak me njëri tjetrin, arrijnë në nivele sharjesh dhe kërcënimesh. Ndoshta adrenalina e një loje të dhunshme dhe aspak të përshtatshme për këtë moshë, i shtyn edhe më shumë në veprime të tilla.
Madje shpesh herë duke mos kursyer as familjarët, të cilët nuk e kanë aspak idenë se çfarë po ndodh. Eltoni tregon sesi djali I tij 15 vjeçar ishte përfshirë në këtë grup dhe më pas kishte rënë pre e kërcënimeve dhe shantazheve të tyre si pasojë e një vjedhje të një adrese Facebook-u. Eltoni tregon se atë e kishin kontaktuar disa herë, por me numra të ndryshëm dhe me kombësi të ndryshme. Ai tregon se në gjithë këto telefonata vetëm një numër ishte Shqiptar, ku pasi e ka telefonuar nga ana tjetër është përgjigjur një grua në moshë.
Sipas Eltonit, numri i kësaj gruaje është përdorur nga Akili dhe Floshi, dy emrat që fshihen pas kërcënimevë që i janë bërë djalit të tij. Por përvec tyre është edhe një adoleshent tjetër, me emrin Ronaldo, që me sa duket është djali i zonjës së telefonit, të cilën pasi Piranjat e kontaktojnë dhe më pas shkojnë për ta takuar në shtëpinë e saj në një fshat të Beratit. Ajo tregon sesi edhe djali I saj Ronaldo ka rënë pre e kërcënimeve të këtij grupi. Të njëjtën gjë përpiqet të shpjegojë edhe vetë Ronaldo duke treguar sesi këta djem I kishin marrë numrin e nënës së tij për të hapur një llogari Ëhatsapp. Nëna e Ronaldos vuri në në dispozicion njërin nga numrat me të cilët komunikonte i biri, që tashmë i përkiste Akilit. Telefonata e Piranjave me të, I çoi në qytetin e Lushnjës, atje ku u gjet në shtëpi, bashkë me familjarët e tjerë. Pasi Piranjat gjetën adresën e shtëpisë, anë një djalë të ri I cili thoshte se quhej Marinel, por pasi u pyet nga ngazetarët për pseudonimin Akil, pranoi që ishte ai.
Pra, Akili, aq i famshëm mes lojtarëve të Free Fire, në fakt qenka Marinel.
Në shtëpi gazetarët u përpoqën që të venë në dijeni babain e tij, I cili pas ëgjoi pretendimet për të birin u shpreh duke thënë se duhet ta linin rehat sepse kishte hallet e veta. Krahas Marinel Nezhës, me pseudonimin Akili, dhe Ronaldos nga Berati, një tjetër personazh me emrin e artit Floshi, është mjaft aktiv në shantazhet dhe zhvatjen që kërkojnë ti bëjnë minorenëve të tjerë që kanë njohur në Free Fire.
Pasi gazetarët komunikuan dhe me Floshin përmes Akilit ai tregoi se nuk e kanë kërcënuar menjëherë familjen e Zanit, por se çfarë quan kërcënim Floshi, kjo nuk kuptohet, sepse në tekstet që i kanë dërguar Zanit, përmendet tritoli, pistoleta, vrasjet dhe në fund edhe një lajmërim vdekjeje me foton e 15 vjeçarit Briskaj. Ky debat në distancë mes Eltonit, babait të Zanit, dhe Marinelit, ka shqetësuar jo pak familjarët e tij, më veçanti nënën e cila duket mjaft e ngarkuar nga veprimet e përsëritura të të birit.
Por edhe përse në të tilla disktime, babai I Zanit u shpreh I gatshëm për të ndihmuar Akilin nëse do të kishte nevoë për ndihmë, por me kushtin që të mos përfshihej më me të tilla situate. Pas kësaj gatishmërie nga të gjithë për ta ndihmuar këtë adoleshent me shumë probleme, duhet që e njejta gjë të thuhet edhe për Zanin, 15 vjeçarin nga Amerika i cili duket se nuk është pa një pjesë faji në këtë përplasje që ka kapërcyer çdo limit.Marineli apo Akili i Free Fire, e mbylli me një ndjesë të pasinqertë. Sepse kërcënimet ndaj bashkëmoshatarëve, vazhduan me të njëjtin ritëm, gjë që na vërtetoi se problemi nuk kishte qenë një açount i vjedhur nga Zani, por një ves i kultivuar prej kohësh nga ky adoleshent i pa kontrolluar. Ndoshta shumë prindër mund të thonë se kjo nuk ka shanse të ndodhë me fëmijën tim. Por mos harroni diçka, Nëse nuk ka kontroll të vazhdueshëm, prindërit janë të fundit që e marrin vesh./ Piranjat