• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të Trumpit

22:53 : 18/12/2024
në BOTA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Bruksel për një takim me shefin e NATO-s, Mark Rutte, dhe me disa liderët evropianë, për të biseduar për strategjinë e luftës, pasi ka shqetësime se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, mund ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Kievin kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.

Takimi i natës së 18 dhjetorit po mbahet pasi liderët evropianë synojnë ta përpilojnë një plan të tyre, nëse Trumpi, i cili është zotuar se do t’i japë fund luftës në Ukrainë shpejt, nuk e mbështet Kievin apo e detyrën atë të bëjë lëshime në favor të presidentit rus, Vladimir Putin, për ta arritur një armëpushim.

Liderët evropianë kanë ngulur këmbë vazhdimisht se vetëm Ukraina duhet të vendosë se kur është e gatshme të bisedojë me Rusinë për marrëveshje armëpushimi.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha për gazetarë para takimit se prioritet është të garantohet “sovraniteti i Ukrainës dhe që ajo të mos detyrohet ta pranojë një paqe të diktuar”.

Ai shtoi se diskutimi për dërgimin e trupave tokësore – një çështje e ngritur rishtazi gjatë një takimi mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit polak Donald Tusk – do të ishte i parakohshëm.

Lexo edhe:

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

Rutte tha se aleatët e Kievit duhet të përqendrohen në rritjen e furnizimeve me armë për t’u siguruar që Ukraina të jetë në një pozicion të fortë.

“Detyra kryesore është të sigurohemi që Ukraina ta ketë atë që i nevojitet për ta parandaluar që Putini të fitojë dhe që Ukraina të triumfojë”, tha Rutte në një konferencë për shtyp para takimit.

Në takimin në Bruksel do të diskutohet “se si të forcohet urgjentisht Ukraina në fushën e betejës, politikisht dhe gjeopolitikisht”, tha Zelensky në X, pasi mbërriti në Bruksel.

Ai tha se Evropa ka nevojë për një “qëndrim të fortë dhe të bashkuar për të siguruar një paqe të qëndrueshme”.

Pritet që Zelensky të kërkojë përsëri më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve të Rusisë kundër rrjetit energjetik të Ukrainës.

I organizuar nga Rutte, takimi përfshin zyrtarë nga Gjermania, Polonia, Italia, Danimarka, Holanda dhe institucionet kryesore të Bashkimit Evropian. Franca dhe Britania do të përfaqësohen nga ministrat e tyre të Jashtëm.

Ndër temat e mundshme janë garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës në rast të një armëpushimi dhe si mund të monitorohet armëpushimi. Në mesin e opsioneve është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse për ta bërë këtë./REL

Etiketa: lider te bePutinTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
BOLD BLOG

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025
BOTA

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

20:09 : 07/10/2025
BOTA

Putini feston sot ditëlindjen, Kim Jong-un e uron dhe i premton aleancë të pathyeshme ushtarake

09:17 : 07/10/2025
BOTA

“E nënvlerësuam Putinin”, paralajmëron Macron: Evropa të përgatitet për skenarin më të keq

21:14 : 06/10/2025
Para

Horoskopi, 19 dhjetor/ Zbulo çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

TË GJITHA

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com