• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Dëshmitë ekskluzive/ Si u realizua masakra e pronave në bregun e Spillesë

18:37 : 07/05/2018
në INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dosja hetimore ndaj 9 ish-zyrtarëve të Kavajës, të cilët kanë shpërndarë nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave rreth 350 mijë m2 në bregdetin e Spillesë përmban “çudira” sa qesharake, aq edhe fitimprurëse për organizatorët.

Prokuroria e Kavajës dërgoi fundjavën e kaluar për gjykim disa ish-drejtues dhe zyrtarë të Hipotekës dhe pushtetit vendor. Ky grup drejtohej nga ish-kreu i Hipotekës, Seid Cikalleshi, vjehrri i kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit në atë kohë, Gentian Daja.

Familjarë të Gentian Dajës, si edhe mikut të tij të ngushtë, ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, rezultojnë ndër përfituesit e tokës në bregun e Spillesë, të ndarë në bazë të dokumentave të fallsifikuar.

Lexo edhe:

Alimehmeti kritika listës së mbyllur të PD: Ishin të papranishëm në fushatë

Resorti i Dajlan Avdias te Gjiri i Krorëzës/ Gazetari: Është 68 ha, shkatërron monumente të kulturës

Në skemën e mashtrimi janë përfshirë, krahas Cikalleshit, edhe punonjës të Hipotekës dhe të administratës së ish-komunës Kryevidh. Për të zbuluar mekanizmin e fallsifikimit, Prokuroria e Kavajës ka pyetur një numër të konsiderueshëm personash, të cilët rezultojnë në dokumenta si përfitues. Por, realisht, ata nuk kanë qenë në dijeni që kanë kryer transaksione me këto prona, madje, në disa raste, as nuk e kanë ditur që ishin pronarë tokash.

“Boldneës.al” po përcjell në mënyrë integrale disa prej këtyre deklarimeve, në të cilat kuptohet qartë se si kanë vepruar ata që në Kavajë njihen si “banda e Spillesë”.

Në deklarimin e tij shtetasi R.K ka deklaruar se: “Më kujtohet para tre vitesh unë së bashku me bashkëshorten time kemi shkuar të zyrat Komunës Kryevidh dhe jemi taguar agronomin shtetasin Ilir Kaja, të dhe i kam thënë që para shtëpisë time të vjetër që para vitit 1990 kam një copë tokë dhe i kërkuam që të na pajiste me çertifikatë pronësie. Iliri na kërkoi një kopje të kartës së identitetit timen dhe të bashkëshortes time. Ai në ka thënë që do të merrej ai me problemin e tokës te shtëpia e vjetër”.

Më tej, shtetasi R.K. vijon deklarimin e tij: Pas një viti Iliri na ka dhënë çertifikatën e tokës te shtëpia e vjetër rreth 1.100 m2. Pasi na ka dhënë çertifikatën e pronësisë së tokës shtetasi Ilir Kaja na ka kërkuar mua dhe bashkëshortes time që të firmosnim në disa fleta të bardha dhe në disa fleta kemi shënuar emrin mbimerin dhe firmën. Iliri na ka thënë që këto firma iu duheshin për çertifikatën që morëm…. As unë dhe as bashkëshortja ime nuk kemi shitur asnjë m2 tokë dhe as nuk kemi lëshuar prokurë ttë posaçme për ndonjë person që të na përfaqësoj neve për shitje toke.

Situata rezulton akoma më absurde, kur deklaruesi R.K. shpjegon edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe se përse ai mendon që e gjithë skema është mashtrim: “Dua të shpjegoj se nga viti 2009 unë jam i paralizuar totalisht në të dy këm bët dhe mezi eci. Për të bërëndërhyrje kirurgjikale më kanë kërkuar vlerën e 10.000 euro, por unë kam në shtëpi edhe dy jetimë të vajzës time e cila ka humbur jetën në vitin 2011. Dhe banësen e kam të vjetër dhe me barishte dhe ferra, pasi nuk kam para për të rregulluar. Pra unë nuk kam mundësi ekonomike jam në gjëndje të mjeruar. Po të kisha shitur tokë do të bëja të mundur ndërhyrjen kirurgjikale.”

Një tjetër persona, S.T., ka deklaruar para prokurorëve për skemën e fallsifikimit të pronave në Spille. Para dy vitesh, agronomi i Komunës Kryevidh shtetasi Ilir Kaja, e ka takuar në qëndër të fshatit rreth-Greth dhe i ka thënë meqense je hallexhi dhe keq nga gjëndja ekonomike do të të pajisim me tokë rreth 3.000 m2 tokë.

Shtetasi S.T. deklaron se, me gjithë dokumentacionin e përpiluar për marrjen e tokës dhe veprimet për aplikimin në Z.V.R.P.P.Kavajë, është marrë Ilir Kaja. Shtetasi S.T. nuk ka marrë asnjëherë dokument pronësie në dorë.

Sipas deklaruesit, “unë e ka takuar Ilirin dhe ky i fundit më tha që tokën e kishte regjistruar si dhe më kishte gjetur blerës dhe unë së bashku më bashkëshorten dhe djalin duhet të paraqiteshim para noterit me mbiemrin Gjoci për të bërë dokumentacionin e shitjes. Së bashku me djalin dhe bashkëshorten dhe Ilirin jemi paraqitur para noterit dhe ky i fundit na ka thënë firmosni këtu. Kemi firmosur dhe jemi larguar. Te noteri nuk kishte persona të tjerë, Iliri më ka thënë që unë po shisja afërsisht 3.000 m2 dhe pagesën do të ma jepte Iliri pasi ishin miqtë e tij. Iliri ka paguar edhe tarifën e noterit. Gjithashtu ai më ka thënë që vlera e shitjes së tokës ishte 1.500.000 (një milion e pesëqind mijë) lekë të reja. Likuidimin e pagesës ma ka bërë Iliri me këste i cili deri më sot më ka likuiduar shumën prej 1.200.000 (një milion e pesëqind mijë) lekë të reja, për shumën 300.000 (treqind mijë) lekë të reja ai më ka thënë të pres se do ti jap më vonë”.

Në fakt, deklaruesi S. T., deklaron se, nuk kishte dijeni që është pajisur me 15.700 m2, pra rreth pesë herë më shumë se sa toka që i kishte thënë kryeagronomi. E gjithë kjo sipërfaqe toke, e cila rezultonte me dokumenta në emër të shtetasit S.T., u është shitur disa personave të tjerë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alimehmeti kritika listës së mbyllur të PD: Ishin të papranishëm në fushatë

16:11 : 19/05/2025
AKTUALITET

Resorti i Dajlan Avdias te Gjiri i Krorëzës/ Gazetari: Është 68 ha, shkatërron monumente të kulturës

16:09 : 19/05/2025
BOTA

Në fokus konfkliktet në botë, Papa Leoni XIV takohet me JD Vance dhe Rubion

16:05 : 19/05/2025
SPORT

Zyrtare/ Largim surprizë nga Teuta, titullari përshëndetet me klubin durrsak

15:58 : 19/05/2025
BOTA

VIDEO/ I sulmoi me thikë, policia spanjolle ekzekuton 18-vjeçarin në sytë e turistëve

15:50 : 19/05/2025
AKTUALITET

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

15:49 : 19/05/2025
Para

Shifrat/ 8 700 individë në Shqipëri kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Alimehmeti kritika listës së mbyllur të PD: Ishin të papranishëm në fushatë

16:11 : 19/05/2025

Resorti i Dajlan Avdias te Gjiri i Krorëzës/ Gazetari: Është 68 ha, shkatërron monumente të kulturës

16:09 : 19/05/2025

Në fokus konfkliktet në botë, Papa Leoni XIV takohet me JD Vance dhe Rubion

16:05 : 19/05/2025

Zyrtare/ Largim surprizë nga Teuta, titullari përshëndetet me klubin durrsak

15:58 : 19/05/2025

VIDEO/ I sulmoi me thikë, policia spanjolle ekzekuton 18-vjeçarin në sytë e turistëve

15:50 : 19/05/2025

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

15:49 : 19/05/2025

U renditën në vendin e 8-të, “Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

15:45 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com