• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Autoritetet palestineze: 45 mijë viktima në Rripin e Gazës

17:31 : 16/12/2024
në BOTA

Autoritetet palestineze, që kontrollohen nga grupi i Hamasit në Gazë, thonë se numri i viktimave gjatë luftës 14 mujore me Izraelin ka arritur në 45 mijë. Izraeli në anën tjetër njofton se gjatë luftës ka vrarë 17 mijë militantë të Hamasit, të dhëna këto që gjithashtu nuk janë të konfirmuara. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Gazë njoftohet për dhjetëra të vrarë gjatë sulmeve izraelite, përfshirë edhe atë në një shkollë që ishte kthyer në strehë për të zhvendosurit në Khan Younis, në jug të territorit palestinez.

Palestinezët në Khan Younis të Gazës po kërkonin sot (të hënën) për të mbijetuar nën rrënoja, pas një sulmi izraelit që goditi gjatë natës një shkollë të kthyer në strehë për të zhvendosurit.

“Le të na bombardojnë të gjithë së bashku, që të vdesim të gjithë, do të ishte më mirë. Jemi lodhur, mjaft më”, tha Dalia Naeem, banore e Gazës.

Autoritetet palestineze të shëndetësisë, që kontrollohen nga grupi militant Hamas, thanë se të paktën 20 persona, u vranë në këtë sulm.

Lexo edhe:

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

“Ne ndjemë dridhjen dhe shpërthimin e raketës. Më pas u zgjuam me rrënojat sipër nesh. Fillova të heq gurët nga vëllezërit, motrat dhe nëna, duke kontrolluar se kush ishte i vetëdijshëm. Të gjithë ishin gjallë, përveç nënës. Dora e saj ishte copëtuar plotësisht dhe ishte e qartë që nuk ishte gjallë”, thotë Salma Asdoudy, e mbijetuar e sulmit në Khan Younis.

Ushtria izraelite tha të hënën se sulmoi militantët e Hamasit që vepronin në një kompleks që më parë shërbente si shkollë e drejtuar nga Kombet e Bashkuara. Izraeli tha se kompleksi shërbente gjithashtu si një kamp trajnimi për të përgatitur dhe planifikuar sulme kundër forcave izraelite.

Lufta në Gazë filloi kur grupi palestinez Hamas, që Uashingtoni dhe Brukseli e kanë shpallur organizatë terroriste, kreu një sulm në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë më shumë se 250 pengje. Mbi gjysma e pengjeve janë liruar nga Hamasi ose gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite.

Nuk dihet saktësisht se cili është fati i 101 pengjeve që ende mbahen në Gazë.

Hamasi publikoi të shtunën videon e një pengu izraelito-amerikan, Edan Alexander gjatë të cilës ai i bën thirrje Presidentit të zgjedhur Donald Trump që të mundësojë lirimin e tij.

Prindërit e tij thanë se ishte shumë e ‘rëndë’ të shihnin djalin e tij tyre në atë video.

“Kjo ishte hera e parë që e pashë djalin pas 421 ditësh. Po e shoh videon orë e çast. Do të doja ta mbaja dhe t’i them se çdo gjë do të jetë në rregull, por nuk mundem. Ne i përgjerohemi popullit izraelit, Kryeministrit Netanyahu, Presidentit të zgjedhur Trump, shihni ai është ende gjallë, arrini marrëveshjen me shpejtësi”, tha nëna e Edanit, Yael Alexander.

“Kam një mesazh për popullin palestinez, vuajtjet duhet të ndalojnë. Mbi 2 milionë palestinezë të zhvendosur duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Për këtë arsye na duhet një marrëveshje armëpushimi, sa më shpejtë të jetë e mundur, për lirimin e pengjeve gjithashtu, të mos ketë më hezitime, mjaft më”, thotë babai i pengut Edan, Adi Alexander.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës nga lufta 14-mujore ka arritur në 45,000 njerëz, thanë të hënën zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Të dhënat palestineze thonë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit 52 palestinezë janë vrarë si pasojë e bombardimeve izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve kur njofton për viktima. Ushtria izraelite thotë se ka vrarë më shumë se 17,000 militantë, pa ofruar prova për këtë.

Gjatë fundjavës megjithatë janë rikthyer përpjekjet për të arritur armëpushim. Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara kanë ripërtërirë përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar një marrëveshje. Zyrtarët nga këto shtete kanë thënë se duket se ka më shumë vullnet nga të dyja palët për të arritur një armëpushim./VOA

Etiketa: lufterripi i gaezvdekje

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026
BOTA

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gjendet i pajetë në banesë një 60-vjeçar në Maliq, dyshimet

08:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

19:58 : 02/06/2026
Para

Në dhomën e zhveshjes së Man.United ka një 'spiun', trajneri Amorim merr në pyetje dy lojtarë

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom