• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulm masiv me raketa dhe dronë, Rusia godet infrastrukturën e Ukrainës

17:25 : 13/12/2024
në BOTA

Rusia bëri të premten një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës, duke përdorur 93 raketa, si dhe rreth 200 dronë, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai tha se këto ishin sulmet më të rënda ndaj sektorit energjetik të Ukrainës, që nga fillimi i sulmit të Rusisë gati tre vite më parë.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 81 raketa, ndër to 11 raketa me vetëdrejtim, që u interceptuan nga avionët F-16 të dhuruar këtë vit nga aleatët perëndimorë, tha zoti Zelenskyy.

Rusia po “terrorizon miliona njerëz” me sulme të tilla, u shpreh ai në rrjetin Telegram, duke përsëritur thirrjet për unitet ndërkombëtar kundër Presidentit rus Vladimir Putin.

“Nevojitet një reagim i fortë nga bota: një goditje masive – një reagim masiv. Kjo është mënyra e vetme për të ndalur terrorin”, tha zoti Zelenskyy.

Por ka pasiguri se çfarë rrjedhe do të marrë lufta vitin e ardhshëm. Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, i cili merr detyrën muajin e ardhshëm, është zotuar t’i japë fund luftës dhe ka vënë në dyshim nëse do të vazhdojë mbështetja ushtarake amerikane për Kievin.

Lexo edhe:

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve

Në Moskë, ministria e mbrojtjes tha se ushtria ruse përdori raketa me rreze të gjatë dhe dronë ndaj “objekteve të rëndësishme energjetike dhe të hidrokarbureve në Ukrainë, që mundësojnë funksionimin e kompleksit të industrisë ushtarake”.

Ministria ruse tha se goditja ishte në përgjigje të sulmit ukrainas të së mërkurës me raketat amerikane ATACMS ndaj një baze ajrore ruse.

Presidenti i zgjedhur Trump tha gjatë një interviste për revistën Time të publikuar të enjten, se është kundër lejimit të Ukrainës që të godasë objektiva në territorin e Rusisë me armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të premten se qëndrimi i zotit Trump “përputhet me pozicionin tonë”.

“Në këtë rast, kemi një vizion të përbashkët për shkaqet e përshkallëzimit dhe kjo është pozitive. Qartësisht, Trump-i e kupton se çfarë e përshkallëzon konfliktin”, u tha zoti Peskov gazetarëve.

Ambasada amerikane në Kiev tha se sulmi i së premtes goditi edhe rrjetet e transportit dhe objekte të tjera kyçe.

Kompania më e madhe energjetike ukrainase, DTEK, tha se sulmi “dëmtoi seriozisht” termocentralet e saj.

Rusia është përpjekur vazhdimisht të dëmtojë sistemin elektrik të Ukrainës në një përpjekje për të thyer vullnetin e popullsisë civile të gjendur në errësirë, pa ujë apo ngrohje, dhe për të dëmtuar zinxhirin e prodhimit ukrainas në fushën e mbrojtjes./ VOA

Etiketa: dronsulmeukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

20:12 : 05/10/2025
BOTA

Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve

08:22 : 04/10/2025
BOTA

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025
BOTA

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

22:31 : 01/10/2025
BOTA

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të centralit bërthamor të Çernobilit

21:55 : 01/10/2025
BOTA

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

21:29 : 30/09/2025
Para

U plagos me thikë nga bashkëmoshatari, flet 17-vjeçari: Ndihem në rrezik!

TË GJITHA

Vritet me armë zjarri shqiptari në Kolumbi/ EMRI

12:03 : 06/10/2025

Tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2025

11:59 : 06/10/2025

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

11:51 : 06/10/2025

Gjykata e Tiranës lë në burg djalin e madh të Valbona Selimllarit, liron tjetrin

11:44 : 06/10/2025

Vrasja në Babrru/ Lihet në burg Arlind Demushi, avokati: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike

11:34 : 06/10/2025

Kandidati për Tiranën, Berisha mbledh Kryesinë e vogël në PD

11:29 : 06/10/2025

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com