• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gruaja “molla e sherrit”, si ndodhi krimi mes dy shokëve në Durrës (DINAMIKA-EMRAT)

20:37 : 10/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një javë më parë në Durrës, ku një 35-vjeçar ka hedhur nga ura shokun e tij dhe më pas ka fshehur krimin.

Autori i dyshuar i krimit është identifikuar shtetasi, Majlind Habibi i cili është vënë sot në pranga, pasi u zbulua se kishte vrarë 33-vjeçarin Branko Shkoza. Ky i fundit ishte denoncuar si i humbur nga familja e tij më 4 dhjetor.

Viktima dhe autori dyshohet se kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin.

Burime mediatike bëjnë me dije se autori e ka qëlluar me grusht për motive të dobëta dhe ka përfunduar në kanal të ujërave të zeza.

Policia e Durrësit reagoi për ngjarjen, duke dhënë edhe detaje të hetimeve paraprake.

Lexo edhe:

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë

  • Pamjet e arrestimit të autorit:
  • Çfarë njofton policia?

Zbardhet vdekja ‘aksidentale’ e një 33-vjeçari në Spitallë të Durrësit, e ndodhur 8 ditë më parë, por që dyshohet se është vrasje me motive të dobëta.

Një 35-vjeçar, Majlind Habibi, u arrestua sot (10 Dhjetor) nga Policia e Durrësit, që akuzohet për hedhjen nga ura të 33-vjeçarit Branko Shkoza, më 2 Dhjetor.

Viktima dhe autori dyshohet se kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin.

“Hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin, pas kontrolle intensive shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.

Policia vuri në pranga autorin e dyshuar një 35-vjeçar, që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit H.B.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit: Vetëm e shtyva, por më tha se gruaja jote i zgjidh vetë hallet e saj!

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e shokut të tij Branko Shkoza më 2 Dhjetor.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, 35-vjeçari Majlind Hatibi ka deklaruar se nuk donte ta vriste 33-vjeçarin dhe se vetëm e shtyu, duke menduar se do dilte vetë nga kanali i cekët.

Dëshmia e 35-vjeçarit: “Nuk kam dashur ta vras Brankon, por e kam shtyrë duke menduar se ai do të mund të dilte nga uji, sepse aty është cekët. Isha i nxehur për shkak se ai më kishte ngacmuar gruan. I thashë të mos e ngacmonte më. Ai më tha gruaja jote i zgjidh vetë problemet e veta. Në këto kushte e shtyva. Të nesërmen mora vesh që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe i familja po e kërkonte. Shkova te kanali dhe pashë që ndodhej i mbytur në ujë disa metra më larg. U pendova për veprimin tim. Më vonë shkoi policia atje dhe pashë një ambulancë që e mori. Mendova që nuk do merrej vesh ajo që kisha bërë, por do merrej si një rënie nga pakujdesia”.

Etiketa: autoriBranko ShkozaMajlind Habibingjarje e rëndëviktima

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

12:16 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë

19:33 : 02/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Rëndohet bilanci i viktimave, humb jetën pasagjeri i mitur

19:57 : 01/06/2025
BOTA

VIDEO/ Shpërthim masiv në një fabrikë kimike në Kinë, 5 viktima e dhjetëra të plagosur

17:19 : 27/05/2025
AKTUALITET

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, humb jetën shoferi/ EMRI

08:20 : 26/05/2025
BOTA

Dy të vdekur në Australi nga përmbytjet e mëdha, izolohen dhjetëra mijëra banorë

09:25 : 22/05/2025
Para

Liverpool vijon ecurinë perfekte në Champions, mposht minimalisht Gironën

TË GJITHA

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com