Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 Dhjetor) në Durrës, ku ka humbur jetën një person.
Në një moment gjatë sherrit, autori ka goditur me grusht viktimën. Ky i fundit ka rënë në kanalin e ujërave të zeza dhe për pasojë ka humbur jetën.
Pas hetimeve ka rezultuar se viktima kishte ngacmuar gruan e shokut të vet.
Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.
Vihet në pranga shtetasi Majlind Habibi 35-vjeç, që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin Branko Shkoza drejt kanalit.
Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi Branko Shkoza, 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.