• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vëllezërit në bandën e Suel Çelës/ Lala: Qeveria ta pezullonte nga detyra Adelajda Rokan e AZHT-së

22:54 : 05/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gazetarja Klodiana Lala bëri në emisionin “Të Paekspozuarit”, një “skanim” të personazheve kryesorë të bandës së Suel Çelës, nga biznesmeni Bujar Shega që e cilësoi si grosisti i grupit kriminal, deri te vëllezërit Marsel e Xhino Roka.

Motra e këtyre të fundit është Adeljada Roka, drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin e Territorit dhe sipas gazetares, Qeveria atë minimaisht duhet ta kishte pezulluar nga detyra.

Lala gjithashtu tha se dhe babai i tyre ka qenë drejtues i lartë i Burgjeve, teksa sipas saj, një organizatë kriminale nuk mund të funksionojë pa mbështetje politike.

“Dua të ndalem te biznesmeni Bujar Shega që ishte emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe publikun. Kishte marrë më parë një gjobë se hidhte plehrat në lumin Shkumbin. Janë tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe prokuroria duhet të hetojë se si i ka fituar këto, cilat kanë qenë kompanitë në garë, përse vazhdojnë të paguhen paratë për kompanitë e tij.

Sot është dërguar kërkesa për ekstradim në Itali, në Milano. Në dosjen hetimore ai del si figurë qendrore e grupit që kishte nisur 930 kilogramë kokainë. Pjesën dërrmuese të kësaj kokaine e kishte financuar Bujar Shega. Pra ishte grosisti më i madh i kokainës që kishte shkuar deri në Ekuador, në kuptimin e financimit dhe të organizimit të trafikut, pavarësisht se sasia u kap në portin përkatës dhe pati një konflikt të fortë mes tij dhe Suel Çelës, sepse Sueli i kërkonte hetim se ku kishte humbur lënda narkotike, kush i kishte tradhëtuar. Pjesa që SPAK do të duhet ta hetojë janë tenderat publikë që ai kishte përfituar, në vlera të konsiderueshme parash dhe të kërkojë pezullimin e këtyre fondeve. Ka jo vetëm në Elbasan, por edhe në Kuçovë, në Peqin dhe të tjerë që ne mund t’i shohim hap pas hapi.

Lexo edhe:

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

Dorëhiqet zv.kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner

Dy elementë të tjerë janë Marsel dhe Xhino Roka, vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Territorit, që firmos të gjitha lejet e ndërtimit dhe interesi kryesor është në Jug të vendit, në zonat bregdetare. Zonja Adelajda Roka, duke e prezumuar të pafajshme, por fakti që përqendron një detyrë kaq të rëndësishme, kur dy vëllezërit e saj janë të dyshuar për krim të organizuar të nivelit të lartë, minimalisht qeveria shqiptare duhet ta reflektojë dhe ta pezullojë. Njëri nga vëllezërit e drejtoreshës është identifikuar në 14 mars 2021 kur u përplasën grupet e militantëve të PS dhe PD-së, ku ndodheshin edhe Rama dhe Basha për ditën e verës. Dhe njëri prej tyre është Marsel Roka. Sipas prokurorisë Xhino Roka ka bërë të gjitha transaksionet financiare të organizatës kriminale të Suel Çelës. A janë këto para vetëm të krimit, apo janë edhe para të korrupsionit, rryshfetit? Këtë duhet të na e thotë prokuroria. Babai i vëllëzërve Roka ka qenë drejtues i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe ka drejtuar si zv/drejtor apo shef personeli ka drejtuar burgje ku kanë qenë kundërshtarët e bandës ku ishin edhe djemtë e tij. Një organizatë kriminale nuk mund të funksionojë pa mbështetje politike”– tha Lala.

Etiketa: Adelajda RokaAZHTbandaklodiana lalaMarsel Rokaqeveriasuel celaXhino Roka

Lajme të lidhura

RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
BOTA

Dorëhiqet zv.kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner

16:26 : 05/09/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
Para

Horoskopi ditor, e Premte 6 Dhjetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com