• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tituj të rinj, probleme të vjetra

Për të përmirësuar gjendjen e sektorit të botimit në vend, botuesit pohojnë se nevojiten reforma të mirëfillta, përfshirë uljen e TVSH-së, mbështetje shtetërore dhe masa kundër piraterisë, si dhe nisma për promovimin e leximit në rang kombëtar e më gjerë në diasporë…

08:17 : 30/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, KULTURE

Tregu i librit në Shqipëri po përballet me sfida të ndryshme. Shifra të fundit tregojnë rënie të interesit për leximin tradicional, për shkak të ndikimit të mediave dixhitale dhe shpërndarjes masive të përmbajtjeve online.

Një nga sfidat e tjera është raporti mes librit të huaj dhe atij shqip.

“Në një treg që përfshin gjithnjë e më shumë botime të përkthyera nga autorë të njohur ndërkombëtarë, lind nevoja për të reflektuar mbi rolin e librit shqip në ruajtjen e identitetit kulturor dhe për të përcaktuar se si këto dy prirje bashkëjetojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën”, – tha Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Dituria”.

Megjithatë, sipas botuesve, entuziastët e librit në shqip ende kanë një bazë të fortë, dhe panaire si ky japin një shtysë të re për promovimin e leximit dhe rikthimin e interesit për librin fizik.

Lexo edhe:

Zakonet që njerëzit inteligjentë i mbajnë larg rrjeteve sociale

12 libra që ia vlen të lexoni në vitin 2026

Sektori ende vuan nga problematika, të cilat ndikojnë në zhvillimin afatgjatë të sektorit të librit në Shqipëri dhe kërkojnë zgjidhje të koordinuara nga shteti, shtëpitë botuese dhe shoqëria civile për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për kulturën e leximit në vend.

Sipas komunikimeve me disa nga shtëpitë botuese, një nga problemet kryesore është kostoja e lartë e botimit të librave, përfshirë çmimin e letrës, shtypshkronjës dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me procesin e prodhimit.

“Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar të prodhimit të letrës, prandaj shumë materiale importohen, gjë që rrit ndjeshëm koston”, – tha Arlinda Dudaj, nga Shtëpia Botuese “Dudaj”.

Ndërkohë që në shumë vende të zhvilluara, librat përjashtohen nga taksat, ose kanë norma të ulëta TVSH-je, në Shqipëri niveli i TVSH-së mbi librat është më i lartë krahasuar me praktikat më të mira ndërkombëtare. Kjo bën që librat të jenë më të shtrenjtë për lexuesit, duke ulur fuqinë blerëse të tyre.

Botuesit shprehen se, shteti ofron pak mbështetje financiare për botuesit dhe autorët, duke e lënë sektorin të përballet pothuajse plotësisht me rreziqet e tregut.

Ndërsa vende të tjera në rajon ofrojnë subvencione të drejtpërdrejta për botuesit dhe autorët e tyre, për të nxitur kulturën e leximit dhe promovimin e librit, Shqipëria ka ende nevojë për politika të qarta në këtë drejtim.

Arlinda Dudaj pohon se duhet investuar në një rrjet të mirë librarish dhe duhen ndihmuar ata që merren me një biznes të tillë.

Një prej vështirësive kryesore që ka përfshirë tregun e librit në Shqipëri është pirateria dhe përkthimi jocilësor.

Loreta Berhami, nga Shtëpia Botuese “Pegi”, pohon se, përkundër përpjekjeve të autoriteteve për të luftuar këtë problem, kopjimi i paligjshëm dhe shpërndarja e librit të palicencuar vazhdojnë të pengojnë të ardhurat e autorëve dhe botuesve.

“Kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e botimeve dhe mundësinë e financimit të projekteve të reja letrare. Në të njëjtën kohë, normat e përgjegjësisë sociale dhe kulturore nuk janë gjithmonë të përmbushura nga ata që blejnë kopje të paligjshme të librave. Nga ana tjetër, mbeten problem botimet e përkthyera keq që dëmtojnë në tërësi tregun e botimit në Shqipëri”, – thotë znj. Berhami.

Një tjetër sfidë që ndikon në tregun e librit është niveli i ulët i kulturës së leximit. Për shkak të çështjeve socio-ekonomike dhe arsimimit të ulët, leximi nuk është një aktivitet i përhapur në masë.

Albert Gjoka, nga platforma “Bukinisti”, thotë më tej se, kjo shkakton rritje të pasigurisë në shitjet e librave, duke i bërë ato një produkt më pak tërheqës për botuesit dhe autorët.

“Pavarësisht sfidave aktuale, tregu i librit në Shqipëri ka ende potencial të madh për të zhvilluar industrinë letrare dhe për të promovuar kulturën e leximit në shoqërinë shqiptare”, shprehet Albert Gjoka.

Një qasje e mundshme, sipas tij, është rritja e përpjekjeve për të edukuar publikun mbi rëndësinë e blerjes së librave të licencuar dhe ndërgjegjësimin rreth dëmeve të piraterisë.

Gjithashtu, botuesja Elda Vela, nga Shtëpia Botuese “Mediaprint”, pohon se, promovimi i autorëve të rinj dhe mbështetja e krijimtarisë letrare në vend mund të ndihmojë në diversifikimin e ofertës së librave dhe rritjen e interesit për lexim.

Botuesit e kontaktuar nga “Monitor” shprehen se, teknologjia mund të shërbejë si një mjet për të arritur lexues të rinj dhe për të rritur qasjen në libra dhe jo të jetë detyrimisht “armik”, pasi duhet konsideruar fakti që përdorimi i telefonit inteligjent dhe i rrjeteve sociale është rritur në mënyrë progresive me kalimin e viteve.

Sipas tyre, platformat e librit elektronik dhe audiolibrat mund të jenë një mundësi për të rritur përfshirjen e atyre që parapëlqejnë të lexojnë në mënyra alternative. Bashkëpunimi me shkolla dhe institucione të tjera arsimore mund të ndihmojë në rritjen e nivelit të arsimit dhe kulturës së leximit.

Shqipëria ka një treg relativisht të vogël për librat, dhe blerësit janë në një numër të kufizuar, për shkak të faktorëve ekonomikë dhe kulturorë. Rënia e fuqisë blerëse për librat, sidomos në zonat rurale, kufizon mundësinë e zgjerimit të tregut për botimet e reja.

Elda Vela bën thirrje për nxitjen e shpërndarjes së librave shqip në diasporë, duke kërkuar subvencione për doganën, gjë që do të nxiste tregun.

Problematikat e sektorit

Kostot e larta të prodhimit: Importi i letrës dhe materialeve të tjera e bën procesin e botimit të shtrenjtë, duke ndikuar në çmimet e librave.

TVSH-ja e lartë mbi librat: Norma aktuale e TVSH-së rrit çmimet përfundimtare, duke kufizuar aksesin te lexuesit dhe fuqinë e tyre blerëse.

Mungesa e subvencioneve shtetërore: Mbështetja financiare për botuesit dhe autorët është e kufizuar, duke penguar zhvillimin e letërsisë kombëtare dhe promovimin e leximit.

Pirateria: Shpërndarja e librave të paautorizuar, veçanërisht online, dëmton fitimet e botuesve dhe autorëve.

Tregu i vogël: Numri i kufizuar i lexuesve dhe fuqia e ulët blerëse në disa zona kufizojnë zgjerimin e tregut.

Promovimi i pamjaftueshëm: Investimet për fushata që nxisin leximin janë të ulëta, duke e bërë të vështirë tërheqjen e interesit të brezave të rinj.

Krizat ekonomike: Në periudha të vështira ekonomike, librat shpesh perceptohen si produkte luksi, duke u privuar nga prioritetet e shpenzimeve familjare./Monitor

Etiketa: autorelibrapanairi i libritshkrimtaresubvencione shteterore

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Zakonet që njerëzit inteligjentë i mbajnë larg rrjeteve sociale

19:08 : 28/05/2026
BOTA

12 libra që ia vlen të lexoni në vitin 2026

16:30 : 02/01/2026
BOTA

Rrjedhja e ujit dëmton 400 libra egjiptianë dhe punime shkencore në Muzeun e Luvrit

19:29 : 07/12/2025
AKTUALITET

Panairi i 28-të i Librit, ja ndarja e çmimeve për këtë vit

14:43 : 15/11/2025
KULTURE

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

Panairi i 28-të i Librit/ Botuesit sinjalizojnë rënie, kosto më të larta dhe mungesë infrastrukture

21:11 : 12/11/2025
Para

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut, SHBA e BE dënojnë aktin: Hetim gjithëpërfshirës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom