• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi shkencor dokumenton dëmet nga HEC-et në Zall-Gjoçaj

15:03 : 28/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Të mërkurën u prezantua botimi “Analizë krahasuese e parametrave të biodiversitetit para dhe pas ndërtimit të hidrocentraleve në Zall-Gjoçaj” nga biologu Melitjan Nezaj. Botimi u prezantua në qendrën e grupi “ATA” në Kamëz, ku ishin prezentë dhe aktivistë nga komuniteti i Zall-Gjoçajt.

“Në Vjosë janë kryer shumë studime për shembull, para se të shpallej Park Kombëtar, më pak janë bërë në Valbonë, akoma më pak në Zall-Gjoçaj,” u shpeh për Citizens biologu Nezaj.

Për realizimin e tij, eksperti, banorët e zonës dhe aktivistë të grupit ATA kanë zhvilluar hulumtime disa ditore në terren për të inspektuar dhe për të regjistruar bilancin e efekteve në florën dhe faunën e zonës ku janë ndërtuar HEC-et “Sekë” dhe “Zajs”.

Publikimi është një miks i kërkimit shkencor, kritikës dhe investigimit. Sipas biologut studimi tregon për një mungesë të theksuar të shumë llojeve të florës dhe faunës, që janë treguese për një mjedis të shëndetshëm.

Ndër vështirësitë kryesore të punës autori përmend terrenin e vështirë, kanionet, por edhe netët e gjata në të cilat i është dashur të vëzhgojë specie të ndryshme, si për shembull lakuriqtë e natës. Puna për këtë raportim ka nisur nga qershori deri në nëntor.

Lexo edhe:

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

HEC-i në Kaçinar/ Banorët akuzojnë Prokurorinë e Lezhës se është bërë “palë me paligjshmërinë”

“Mund të përmendim mungesën e troftës, gjarpërinjtë e ujit, lloje të ndryshëm amfibësh. P.sh. trofta është një lloj që rrezikon të zhduket plotësisht nga lumi, në një të ardhme të afërt,” theksoi Nezaj.

Nga përfundimet e publikuara në studim, mbetje të makinerive të punës janë konstatuar në të dy lumenjtë Flim dhe Urak.

Janë konstatuar lloje bimore të mjediseve të thata, për shkak të mungesës afatgjatë të ujit në shtrat. Rrëshqitje dherash dhe gurësh janë të pranishme në segmente të dy lumenjve, shkaktuar nga hapja e trasesë së rrugës.

“Raporti është dorëzuar në gjykatë për të gjitha proceset gjyqësore të hapura,” tregoi për Citizens aktivisti i grupit “ATA”, Ronald Qema.

Dhimitër Koleci, aktivisti prej katër vitesh i kauzës Zall-Gjoçaj pohon se pavarësisht dorëzimit të këtij botimi më 15 tetor, nuk është marrë në konsideratë pasi Gjykata e Apelit vendosi në favor të firmës.

Koleci theksoi se momentalisht aktivistët kanë të hapur katër çështje gjyqësore dhe vlerëson si zgjidhje vetëm dërgimin e çështjes në gjykatën ndërkombëtare.

“Për ne ky  publikim është një armë e fuqishme! Ato që pretendonim ne në krye të herës, për dëmet që do të sillnin HEC-et, sot pretendimet tona vërtetohen,” këmbënguli Koleci.

Ai thekson se kostot e HEC-eve janë të dukshme në blegtori, bujqësi dhe migrim.

“Këto HEC-e sollën shpopullim dhe degradim të zonës, është një hapësirë 80 km2, të të dy lumenjve që po thahen,” përmbylli ai.

Më 26 shtator, dosja e banorëve të Zall-Gjoçajt u vendos për shqyrtim të përshpejtuar nga Gjykata Administrative e Apelit. Edhe pse vendimi i Gjykatës së Lartë ishte në favor të banorëve të Zall-Gjoçajt në nëntor të 2022, për heqjen e licencës së hidrocentralit “Zais”, ky vendim nuk gjeti kurrë zbatim në realitet.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 dhjetor në Gjykatën Administrative të Apelit.

Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën në vitin 2018 duke formuar Parkun Kombëtar me sipërfaqen më të madhe në Shqipëri, “Lurë-Mali i Dejës”. Në po atë vit, firmës private iu dha leja për ndërtimin e dy hidrocentraleve, ku njëri prej tyre do të ndërtohej në zemër të parkut Kombëtar.

Sipas ligjit nr. 81/2017 në zonat e shpallura “Park Kombëtar”, kategoria II nuk lejohet të ndërtohen linja të prodhimit të energjisë si hidrocentralet.

Në janar të vitit 2022, pas rishikimit të zonave të mbrojtura, territori ku është ngritur sot diga në Zall- Gjoçaj u hoq nga parku “Lurë-Mali i Dejës” dhe nuk është më pjesë e Parkut Kombëtar.

/Citizens

Etiketa: HECpark kombetarSekëStudimi shkencorZajsZall-Gjoçaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

HEC-i në Kaçinar/ Banorët akuzojnë Prokurorinë e Lezhës se është bërë “palë me paligjshmërinë”

15:38 : 16/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Përfaqësuesit e kompanisë që do ndërtojë HEC-et në Kaçinar dhunojnë brutalisht banorin e zonës

13:22 : 10/07/2025
AKTUALITET

BIRN: Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

17:27 : 07/07/2025
AKTUALITET

Ndërtimi i HEC-it në Kurdari, banorët futen me forcë në Bashkinë Klos: Belinda Balluku të vijë të japë llogari

12:34 : 07/07/2025
AKTUALITET

Keqmenaxhim? Kuotat në HEC-in e Fierzës bien poshtë mesatares

20:41 : 24/05/2025
Para

U kap me dy valixhe me 40 kg drogë, e pëson keq modelja e njohur e Netflix

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com