Policia ka vënë sot në pranga shoferin që aksidentoi për vdekje një grua pasditen e djeshme në aksin Fier-Lushnje, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Në pranga ka rënë 57-vjeçari me iniciale Sh. H., banues në Fier.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që humbi jetën në spital, për shkak të dëmtimeve të marra nga një aksident në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin Sh. H., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen A. T., 61 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, njofton policia.