• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, bien gurë dhe inerte në rrugë

10:58 : 22/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Moti i keq, me reshje shiu dhe erë të fortë përgjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Kukës.

U mësua se energjia elektrike mungon në disa fshatra të bashkisë Kukës, konkretisht në Njësitë Administrative, Shishtavec, Topojan, Zapod, Kolsh Surroj dhe Malzi. Në Bashkinë Has, pa energji janë Njësitë Administrative Golaj, Gjinaj. Në bashkinë Tropojë, Njësitë Administrative Lekbibaj, Bujan Llugaj, Bytyç Fierzë dhe Tropojë e Vjetër.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile si pasojë e reshjeve të shiut të gjitha akset nacionale rrugore kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Subjektet kontraktore gjatë gjithë kohës kanë vazhduar punën me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë në kontratë. Sipas KMC-së të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme dhe pa probleme.

Nga bashkia Kukës, Has dhe Tropojë, nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente shëndetësore e sociale tek banorët. Por pavarësisht reshjeve të shiut nuk mund të flasim për përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës. Ka një shtim të prurjeve në 300 metra kub në sekondë, po pa ndikim në rritjen e nivelit të ujit të ujëmbledhësit më të madh të kaskadës së Drinit. Liqeni i Fierzës, ka një rënie me të paktën 7 metra, krahasuar me mesin e tetorit ku niveli ishte 269 metra ndonëse prurjet ishin minimale 40 metra kub në sekondë. Aktualisht sipas KESH niveli I ujit në liqenin e Fierzës është 262.35 metra. Hidrocentrali i Fierzës, nuk kanë në punë asnjë turbine, nga katër gjithsej, për prodhimin e energjisë elektrike. Për të plotësuar nevojat e konsumit në një kohë kur liqeni I Fierzës po shkon drejt zbrazjes së plotë, energjia elektrike po sigurohet nga hidrocentralet e tjera dhe importi i saj .

Lexo edhe:

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

Aeroporti i Kukësit kthehet në park fotovoltaik, kompania konçesionare merr licencat

Situata aktuale me mungesë kaq të theksuar të sasisë se ujit në liqenin e Fierzës nuk është normale për periudhën aktuale në prag dimri, ku përgjithësisht reshjet e shiut janë të kufizuara ndërsa reshjet e dëborës me aq sasi që bien nuk ndikojnë në masë për të përmirësuar apo rritur në kuotat optimale nivelin e ujit në basenin më të madh ujëmbledhës.

Etiketa: dherainertekukes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Kukësit kthehet në park fotovoltaik, kompania konçesionare merr licencat

13:36 : 05/09/2025
AKTUALITET

Zjarr në fshatin Brataj të Kukësit, rrezikohet Mali i Gjallicës

14:19 : 28/08/2025
AKTUALITET

Dhu*uan me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir në Kukës

09:40 : 23/08/2025
AKTUALITET

Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 58-vjeçari në Kukës, procedohen dy të tjerë

18:26 : 22/08/2025
AKTUALITET

Stuhia në Kukës/ Rrëshqitje dherash në disa akse, shuhen zjarret në Fushë Arrëz

08:38 : 22/08/2025
Para

Goditi për vdekje Martin Canin, caktohet masa "arrest me burg" për 14-vjeçarin

TË GJITHA

‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

17:15 : 07/09/2025

SHBA/ Operacion kundër emigrantëve të paligjshëm në Massachusetts, 1500 të arrestuar

17:07 : 07/09/2025

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

16:39 : 07/09/2025

ZYRTARE/ Tirana shkarkon Vangjel Milen, aventura e trajnerit zgjati vetëm 2 ndeshje

16:30 : 07/09/2025

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

16:22 : 07/09/2025

Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë

16:10 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com