• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti: Universitetet shpenzuan më shumë për rroga se për kërkim shkencor

17:06 : 21/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Shtatë universitete publike në vend shpenzuan 87.9 milionë euro, për vitin akademik 2023-2024, ku 70% e tyre shkuan për rroga.

Në një monitorim të organizatës Qëndresa Qytetare për transparencën financiare, janë vendosur në lupë Universiteti i Tiranës, Mjekësisë, Politeknikut, i Elbasanit, Korçës, Durrësit dhe Shkodrës.

Këto shpenzime shkojnë më tepër për personelin, sigurinë dhe mirëmbajtjen e godinave.

“Universiteti Luigj Gurakuqi [Shkodër] alokon 71.8% të shpenzimeve të tij totale vjetore për ‘shpenzimet e personelit‘, një përqindje që mund të konsiderohet e lartë dhe mban rekord për shpenzimet për karburant, ku në një vit ka shpenzuar 113,397 Euro,” thuhet në raportin e Qëndresës Qytetare.

Sipas raportit, Universiteti Politeknik ka kryer shpenzime në vlerë 1,4 milion euro për mjete dhe pajisje teknike, “ku peshën kryesore e zënë investimet në modernizimin e laboratorit të makinave elektrike në vlerën 364 mijë euro, kontratë kjo e lidhur me LIGUS shpk”.

Lexo edhe:

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

Mirëpo, ky laborator sipas raportit nuk aksesohet nga studentët.

“Shtatë universitete kanë shpenzuar 7.6 milionë Euro për rikonstruksionin e godinave të tyre, ku vetëm UAM [Durrës] për këtë zë ka shpenzuar 4 milionë Euro”, thekson raporti.

Sipas Rigels Xhemollarit, drejtues i Qëndresës Qytetare, një e veçantë e raportit është kostoja për çdo student në universitetet e rretheve që i përafrohet kostos së universitetit të Tiranës.

“Në qoftë se e zbërthejmë koston, na dalin që universitete si Korça, Gjirokastra apo Shkodra, te kenë përkatësisht koston e një studenti më të lartë se Tirana, i cili ka edhe një cilësi më të lartë se këto dhe ofron më shumë cilësi akademike se këto,” thekson Xhemollari.

Nga raporti rezulton se Universiteti i Shkodrës shpenzon 1800 euro për student. Pas tij vjen Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, me 1600 euro shpenzime për student, ndjekur nga Universiteti i Tiranës me 1450, Universiteti Politeknik 1240 dhe i Elbasanit me 1,045.

“Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës është universiteti me shpenzimet më të ulëta për studentë, përkatësisht vetëm 800 Euro/student,” thekson raporti.

Sipas Xhemollarit, kjo kosto vjen për shkak të reduktimit të numrit të studentëve. Ai thekson se 10 nga 12 rrogat e pedagogëve paguhen nga buxheti i shtetit.

“Nëse e zbërthejmë atë 2145 euroshin që paguan Korça për një student, 70% e atyre parave shkojnë vetëm për rroga. Pra, këto universitete tashmë janë kthyer në mekanizma për të paguar pagat e profesorëve të mbetur, këto nuk kanë më potencial që të zhvillojnë laboratorët, të rrisin kapacitetet e universiteteve”,-argumenton Xhemollari.

Nga të gjitha këto shpenzime, sipas raportit shpenzimet për studime dhe kërkime shkencore zënë vetëm 0.17% të shpenzimeve totale të universiteteve të analizuara.

“Universiteti Politeknik dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës kryesojnë me 35,605 Euro dhe 26,450 euro,” thekson raporti.

Mungesa e transparencës nga ana e universiteteve, kryesisht nga Universiteti i Tiranës është një tjetër mangësi e nxjerrë në pah nga raporti.

“Qëndresa Qytetare u rekomandon Universiteteve  publike  të përditësojnë dhe personalizojnë programet e transparencës, duke respektuar ligjin për të drejtën e informimit, dhe të sigurojnë vendimmarrje financiare të hapur”, thekson raporti.

/Citizens

Etiketa: kerkim shkencorlekëpagaraportirrogashpenzimetUniversitetet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
AKTUALITET

Rrogat rriten, por çmimet shtrenjtohen më shumë! Paga reale vlen 150 euro më pak se në 2020-n

11:39 : 19/05/2026
AKTUALITET

Universitetet hapin dyert në tetor, ja kur fillon dhe mbyllet viti i ri akademik

18:50 : 18/05/2026
AKTUALITET

‘Ju eleminoj’/ Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

22:26 : 09/05/2026
Para

Podcasti i Arbanës me klikime të blera, pastaj ‘lutet’ për subscribers

TË GJITHA

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom