• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro përsëri në rënie, arrin minimumin historik në 98.11 lekë

15:36 : 19/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit euro-lek vazhdon të shfaqë tendencë rënëse dhe ka barazuar sot minimumin e vet historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 98.11 lekë, i njëjti nivel i shënuar edhe javën e kaluar, më datë 14 nëntor.

Kursi euro-lek ka pësuar një rënie të mëtejshme me 0.6% në 30 ditët e fundit, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 5.6%.

Ecuria e kursit ka treguar se tendencat mbiçmuese të monedhës vendase ndaj euros po vazhdojnë edhe këtë vit. Agjentët e shpjegojnë këtë në radhë të parë me ofertën e lartë të monedhës europiane, ofertë që në vitet e fundit po shtrihet përtej kohëzgjatjeve të mëparshëm sezonale.

Në pamje të parë, burimi i ofertës së lartë valutore në ekonomi mund të identifikohet sidomos tek rritja e numrit të turistëve të huaj dhe te investimet e huaja, veçanërisht ato në tregun e pasurive të paluajtshme. Turizmi hyrës tashmë nuk është aq shumë i përqendruar në sezonin veror, po është i shpërndarë gjatë gjithë vitit. Edhe gjatë vjeshtës operatorët turistikë perceptojnë një numër të lartë të vizitorëve të huaj. Për 9-mujorin 2024, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me 17% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, edhe shifrat e investimeve të huaja kanë arritur këtë vit nivelet më të larta historike, i mbështetura sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme. Mbështetur në raportimet e agjentëve të tregut, veçanërisht në zonat bregdetare blerësit e huaj ose jorezidentë përbëjnë kategorinë kryesore të blerësve.

Lexo edhe:

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

Këmbimi valutor 17 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Prurjet nga shërbimet, investimet e huaja deri tani po e tejkalojnë efektin rënies së eksporteve dhe përkeqësimit të deficitit tregtar në mallra. Agjentët e tregut perceptojnë gjithmonë edhe një efekt të konsiderueshëm nga prurjet valutore të lidhura me aktivitete informale ose të jashtëligjshme, si një faktor që i ndikon në vazhdimësi treguesit ekonomikë dhe financiarë të vendit, duke përfshirë këtu edhe kursin e këmbimit.

Nga ana tjetër, leku i fortë edhe për këtë është mbështetur pjesërisht nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat mbiçmuese. Sipas shifrave të Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit suficiti arriti vlerën rekord të pothuajse 69 miliardë lekëve.

Ashtu siç ka ndodhur në dy vitet e mëparshme, pritet që shpenzimi i deficitit buxhetor të kryhet kryesisht në dy muajt e fundit në vitit. Fakti që leku vazhdon të forcohet është një tregues se deri tani nuk duket të ketë rritje të jashtëzakonshme të këtyre shpenzimeve. Nëse kjo do të ndodhë gjatë dhjetorit, pikërisht atëherë mund të shohim një rritje të kursit të këmbimit të euros me lekun. Megjithatë, mbështetur në shifrat e viteve të mëparshme, rritja e dhjetorit ka qenë afatshkurtër dhe është kufizuar në intervale disaditore./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutorlekurenie

Lajme të lidhura

BOTA

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

19:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 17 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 16/09/2025
AKTUALITET

Euro e nis javën në rënie, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

15:19 : 15/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ 55-vjeçari tenton të futë në Shqipëri 1000 fishekë dhe 20 mijë euro përmes portit të Durrësit

12:31 : 15/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 15/09/2025
Para

Makina përplas motorin në Vlorë, plagoset drejtuesi

TË GJITHA

Mbrojtësi i Shqipërisë largohet nga Arsenali, firmos në ligën e pestë angleze

19:22 : 17/09/2025

“Po tallen me bujarinë tonë”, Britania zotohet të luftojë pengesat ligjore për largimin e emigrantëve

19:16 : 17/09/2025

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

19:13 : 17/09/2025

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025

Denoncon qytetarja: Unë po luaja me djalin në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tragjas!

18:49 : 17/09/2025

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Berat

18:31 : 17/09/2025

Socialistët marrin urdhrin, Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

18:31 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com