Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord të ri në kampionatin spanjoll duke u kthyer në lojtarin e parë që 30 gola çdo sezon për 6 vite radhazi. Portugezi shënoi arritjen pasi shënoi në minutën e 20 gjatë fitores 4-0 së Real Madrid ndaj Eibar të shtunën.
Ky rezultat i 31 vjeçarit ka filluar në sezonin 2010-11, kur ai shënoi 40 gola, e që prej atëherë nuk ka shënur më pak se 31 gola çdo sezon në La Liga. Ish futbollisti i Manchester United vetëm sezonin e tij të parë ka shënuar nën 30 gola, duke shënuar 26 gola në 29 ndeshje.