• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Blinken: NATO kritike për mbrojtjen e SHBA-së dhe Evropës

08:35 : 14/11/2024
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, e siguroi NATO-n të mërkurën se administrata e presidentit Joe Biden do të forcojë mbështetjen për Ukrainën dhe aleancën ne periudhën e mbetur të mandatit të saj. Zoti Blinken i bëri këto premtime gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte.

Zoti Blinken tha se Presidenti Biden është i përkushtuar që SHBA të dërgojë në Ukrainë çdo ndihmë të përcaktuar për të deri më 20 janar, duke iu referuar datës së inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

“Synimi i kësaj vizite është të përqendrojmë përpjekjet tona për t’u siguruar që Ukraina të ketë fondet, municionet dhe forcat e mobilizuara për të luftuar në mënyrë efektive në vitin 2025, ose për të qenë në gjendje të negociojë për paqen nga një pozicion force”, tha ai.

Zoti Blinken theksoi gjithashtu angazhimin e administratës deri në ditën e fundit të mandatit të saj, për të forcuar aleancën.

Lexo edhe:

Përgatitje për misionin e NATO-s në Bullgari, ushtarët shqiptarë stërvitje te Vau i Dejës

E pakapshme nga sistemet mbrojtjes të NATO-s! E vërteta e raketës ruse me të cilën mburret Putin

“Presidenti Biden do të përdorë çdo ditë për të vazhduar të bëjë atë që kemi bërë gjatë këtyre katër viteve të fundit, që është forcimi i kësaj aleance që është kaq kritike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, sigurinë e vendeve në mbarë Evropën”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte theksoi se paqëndrueshmëritë në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Indo-Paqësor janë gjithnjë e më shumë të ndërlidhura.

“Ne e dimë prej disa kohësh që Kina përmes anashkalimit të sanksioneve, përmes mallrave me përdorim të dyfishtë që dërgohen në Rusi, po ndihmon përpjekjet e luftës. Dhe sigurisht, Irani po e bën një gjë të tillë me teknologjinë e dronëve dhe dërgimin e tyre në Rusi. Rusia po e paguan atë dhe kjo ndihmon Iranin të vazhdojë përpjekjet për të destabilizuar Lindjen e Mesme dhe madje edhe përtej Lindjes së Mesme”, tha ai.

Zoti Blinken tha se për këtë arsye aleancat janë të rëndësishme.

“Po shohim gjithnjë e më shumë se sa e lidhur është siguria midis këtyre teatrove të ndryshëm, teatrit euroatlantik, teatrit Indo-Paqësor, Lindjes së Mesme. Dhe është kritike që të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar gjithnjë e më ngushtë së bashku. NATO-ja ka forcuar vitet e fundit marrëdhëniet me partnerët e Indo-Paqësorit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në javët dhe muajt e ardhshëm.”

Fitorja e Presidentit të zgjedhur Donald Trump ka ngjallur shqetësime lidhur me vazhdimësinë e angazhimit të SHBA-së me partnerët.

Zoti Trump herë pas here ka qenë kritik ndaj aleancës dhe mbështetjes për Ukrainën dhe Tajvanin, dy demokraci nën kërcënim që varen nga mbështetja ushtarake e SHBA-së për t’i bërë ballë Rusisë dhe Kinës.

Zoti Trump ka shfaqur pak interes për rolin e SHBA-së si shtyllë e aleancave strategjike me demokracitë evropiane dhe ato indo-paqësore./VOA

Etiketa: Antony Blinkennato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgatitje për misionin e NATO-s në Bullgari, ushtarët shqiptarë stërvitje te Vau i Dejës

18:41 : 31/05/2026
BOTA

E pakapshme nga sistemet mbrojtjes të NATO-s! E vërteta e raketës ruse me të cilën mburret Putin

15:54 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
BOTA

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa, planet do t’i paraqiten NATO-s

18:55 : 30/05/2026
BOTA

Rutte pas rrëzimit të dronit rus në Rumani: NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit

15:16 : 29/05/2026
BOTA

Sulmi në Rumani/ Reagon NATO: Dënojmë papërgjegjshmërinë e Rusisë

09:23 : 29/05/2026
Para

VIDEO/ I arrestuari Ilir Beqaj shëtit i lirë në Kryesinë e Kuvendit dhe kërcënon deputetët e opozitës

TË GJITHA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom