Pogradeci nuk ka humbur kohë për trajnerin e ri. Mësohet se vendi i lënë bosh nga Samuel Nikaj, do të merret nga Ardian Mema.
Palët kanë mbyllur akordin dhe mungon vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes. Me një karrierë të pasur si trajner, në skuadra si Tirana dhe Kastrioti, por edhe te Shqipëria U-17, Mema synon të lërë shenjë edhe te Pogradeci.
Kujtojmë se Nikaj u largua pas humbjes me Kastriotin, në kampionat me rezultatin 2-0.
Aktualisht Pogradeci ndodhet në vendin e 8-të në Kategorinë e Parë. Pogradecarët kanë grumbuluar vetëm 15 pikë pas 12 javësh, teksa synojnë që këtë sezon të qëndrojnë mes më të mirëve në këtë kategori.














