Edhe pse deklaroi publikisht se do të lërë mandatin e deputetit, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk e ka konkretizuar një hap të tillë zyrtarisht.
Mësohet se në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë ende nuk ka një shkresë zyrtare ku me vullnetin e tij deputeti Tahiri të lërë mandatin.
Pritet që akti zyrtar do të bëhet sot dhe më pas Kuvendi ja përcjell atë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që më pas bën zëvendësimin me kandidatin pasardhës, që është Spartak Braho.
Megjithatë ky i fundit ende nuk ka një vendim nëse do të marrë apo jo mandatin e deputetit.