Një avion ushtarak është përplasur në një autostradë në Gjeorgji duke vrarë të nëntë anëtarët e bordit.
Aeroplani i përkiste Gardës Kombëtare të Ajrit të Porto Rikos dhe ishte në një fluturim stërvitor, tha Garda Kombëtare.
Pamjet e publikuara tregojnë rrënojat e aeroplanit të përfshira në flakë dhe tymin e zi.
Viktimat ishin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe 4 pasagjerë të tjerë.
Ushtria po heton sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë. Aeroplani ishte i mbushur me ngarkesë dhe po fluturonte nga Gjeorgjia në Tucson të Arizonës. Aeroplani ishte prodhuar të paktën para 50 viteve.
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak momente pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti, raporton CNN.
Në terren nuk pati të lënduar.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.