• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja Rama-Meloni/ Le Nouvel Obs: Mafiokraci! Ky projekt ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare

17:50 : 24/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

E përjavshmja më e madhe franceze, me prirje të qendrës së majtë, Le Nouvel Obs ka publikuar një artikull shumë të gjatë për atë që e quan si mafiokracia shqiptare. Në shkrimin analizë, të numrit që del në treg të enjten, e dërguara speciale Marie Vaton ka pasur si synim të përshkruajë krijimin e një kampi të ri për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, si pjesë e një marrëveshjeje midis Italisë dhe Shqipërisë.

Artikulli thekson se ky projekt ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare, sidomos nga Këshilli i Evropës dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët. Megjithatë, Meloni mbron planin e saj si një qasje e guximshme dhe e re për menaxhimin e migracionit, duke tërhequr vëmendjen e disa vendeve të tjera evropiane. Në shkrim përshkruhen edhe ata zyrtarë shqiptarë që janë pro projektit Rama- Meloni si dhe bëhet një historik i kësaj ideje të finalizuar në nëntor 2023. Por redaksia e Lapsi.al ka përzgjedhur të përkthejë atë pjesë ku flitet për gjendjen e demokracisë në Shqipëri dhe për mënyrën se si kryeministri ynë josh ndërkombëtarët për të fituar legjitimitet për pushtetin e tij.

Besmira Lekaj nuk është raciste. Megjithatë, në Lezhë, kjo aktiviste 39-vjeçare është përpjekur të bashkojë njerëzit kundër “këtyre burgjeve për emigrantët të negociuara në fshehtësi”. Por, përveç një proteste të shkurtër prej disa orësh, e cila u ndalua menjëherë nga bashkia, lëvizja e rezistencës nuk pati sukses. “Në dhjetë vite, pushteti ka shuar opozitën, ka mbytur shoqërinë civile. Nepotizmi po gërryen të gjitha partitë. E djathta, e majta, asgjë nuk ka më kuptim”, ankohet ajo në selinë e organizatës së saj: “Dorë më dorë kundër apatisë kombëtare”.

Pas më shumë se dyzet vitesh totalitarizëm, Shqipëria duket se ka rrëshqitur në një diktaturë tjetër: një “mafiokraci”, e gërryer nga oligarkët, krimi i organizuar dhe mediat që janë në shërbim të tyre. Formula është e shkrimtarit Fatos Lubonja, sipas të cilit kjo marrëveshje është një pjesë tjetër e “platformës gjigante të mbeturinave” që është bërë vendi i tij, i “shitur për interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë”. Disidenti politik, i burgosur për afro njëzet vite në burgjet e regjimit të Enver Hoxhës, e njeh shumë mirë kryeministrin Edi Rama, i cili ishte një nga redaktorët e revistës së tij “Përpjekja” në vitet ’90: “E kam parë të ndryshojë dhe të krijojë një personazh për të kënaqur Perëndimorët.”

Lexo edhe:

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Nga njëra anë, ai është një ikonoklast i gjithanshëm, njëkohësisht artist- ka studiuar në Beaux- Arts në Paris- intelektual, basketbollist profesionist, fytyra kozmopolite 2.0 e Shqipërisë, rinovuesi dhe stabilizuesi i Ballkanit, ai që i premton Antony Blinken-it, sekretarit të Shtetit Amerikan, një vend të pastër, të liruar nga krimi dhe paraja e pistë. Nga ana tjetër, ai është klientelist, mik i Melonit, Trumpit dhe Erdoganit, që di të bëjë të harrohen lidhjet e tij me Camorrën italiane. Kur i kujtohet lista e të afërmve të tij të akuzuar për korrupsion ose trafik droge, duke filluar me ish ministrin e tij të Brendshëm të dënuar në 2022, Edi Rama përgjigjet se “s’ka pyll pa derra”.

Megjithatë, derrat trajtohen mirë: ata banojnë në burgje VIP, me kuzhinë personale dhe palestër. Njëmbëdhjetë vjet pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë, sipas OJQ-së Transparency International. Një narko- shtet që po zbrazet nga popullsia e tij: që nga rënia e regjimit totalitar në 1991, afërsisht një milion shqiptarë, ose një e treta e popullsisë, kanë ikur nga papunësia dhe paga mesatare prej 750 eurosh.

Ata që mbeten, shohin vendin e tyre duke u shitur për ofertat më të larta: Edi Rama sapo i ka dhënë Jared Kushner-it, dhëndrit të Donald Trump-it, një koncesion mbi ishullin e Sazanit, të njohur gjithashtu si “Maldivet e Evropës”, për ta shndërruar atë në një kompleks për milionerët, me vila luksoze dhe pishina. Dhe kjo nuk është e gjitha: në 2020, ai gjithashtu dha koncesionin e portit të Durrësit grupit Emaar, me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të ndërtuar aty një marinë prej 2 miliardë eurosh.

“Kështu është me Ramën: ai vepron dhe mendon si një pronar me Shqipërinë”, thotë me trishtim Migen Qirashi, një aktivist i grupit të opozitës qytetare Civic Resistance në Tiranë. Në kryeqytet, kullat nuk ndalen së ndërtuari dhe çmimet e pasurive të paluajtshme po rriten: “Sot, një apartament në Tiranë kushton më shumë se në Mynih, Romë ose Londër”, konstaton arkitekti 37-vjeçar. Kulla kryesisht të pabanuara, të përdorura edhe për pastrim parash nga krimi dhe korrupsioni, sipas disa mediave investigative…

Kjo duket se nuk shqetëson Edi Ramën. Për të kënaqur Giorgia Melonin, kryeministri shqiptar shumon përkuljet dhe gjestet qesharake. Kështu, pranë portit të Shëngjinit- dhe burgut të tij për emigrantët- ai përuroi në gusht Tratoria Meloni, një restorant me prodhime deti paksa të veçantë, pasi është i mbuluar tërësisht me portrete të lideres italiane. Nëpër mure, ajo shfaqet në të gjitha moshat dhe në të gjitha pozicionet e jetës së saj, në një homazh Warholian shumë kitsch./ “Le nouvel Obs”

Etiketa: Edi RamaLe Nouvel Obsmarreveshja rama-melonimelonirefugjatet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
Para

Capital T në lidhje me Adrolën? Flet i ati i këngëtarit: Ne nuk kemi nuse në shtëpi

TË GJITHA

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom