• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e tregtarit gjatë grabitjes/ Hetimet: Si u planifikua plaçkitja e marketit

14:20 : 02/05/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Hetimet kanë zbardhur dinamikën e grabitjes në Kamzë ku mbeti i vrarë pronari i një minimarketi  dhe u plagosu bashkëshortja e tij.

Sipas Hetimeve: Më datë 24.04.2018, i dyshuari Vladimir Kurti është takuar me të dyshuarin tjetër, Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një “punë” bashkë, do të shkonin të vidhnin diku. Të nesërmen, më 25.04.2018, i dyshuari Rruzhdi Hoda, me automjetin e tij tip “Golf” me targë AA 269 KF, ka shkuar pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë këpucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar automjetit. Më pas, ata i janë drejtuar rrugës “Miqësia” në Kamzë dhe kanë parkuar automjetin në atë zonë.

Kanë ecur në këmbë përgjatë bulevardit “Berisha” dhe janë kthyer te kthesa që të dërgon për të marketi i viktimës, Agim Buci. Rreth 30 metra para se të hynin në dyqan, Vladimiri i ka dhënë Rruzhdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç.

Vladimiri që kishte veshur një xhup të zi me kapuç, ka ecur bashkë me Rruzhdiun drejt dyqanit. Rreth pesë metra përpara se hynin në dyqan, Vladimiri ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe është futur brenda, i ndjekur nga Rruzhdiu me thikë në dorë.

Lexo edhe:

Video/ Zvërneci ‘ndez’ diasporën, shqiptarët në Torino dalin në protestë kundër qeverisë

Pse dështuan katër operacionet e mëparshme? Misteret pas vrasjes së efektivit në Maliq

Pasi kanë hyrë brenda, Vladimiri është afruar te kasa e parave për të marrë këto të fundit. Pranë saj ndodhej fëmija i mitur i viktimës.

Gruaja e viktimës, Rita Buci, pasi ka parë Vladimirin te kasa, është munduar ta godasë me disa produkte ushqimore. Në atë moment, Vladimir Kurti ka qëlluar më pistoletë dhe e ka plagosur në këmbë. Pas të shtënës, është afruar Agim Buci, i cili është përleshur me

Vladimir Kurtin. Ky i fundit e qëlloi me pistoletë edhe atë. Pas ngjarjes, të dy të dyshuarit kanë vrapuar të maskuar deri te bulevardi “Berisha”.

Para se të dilnin nga aty, kanë hequr maskat dhe kanë vijuar të ecin normalisht. Pasi kanë hipur në makinë, kanë shkuar te Lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupat dhe pantallonat në lumë.

Dy autorët e dyshuar të grabitjes, Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda kanë dalë përpara Gjykatës së Tiranës këtë të hënë për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për t’i lënë në burg që të dy. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa familjarët e dy të arrestuarve i bojkotuan, duke mos qenë prezent as jashtë godinës së Gjykatës.

Mësohet se dy të arrestuarit kanë pranuar tentaivën e grabitjes, por asnjëri prej tyre nuk pranoi t’i kishte qëlluar më armë Agim Bucit apo Rita Bucit.

Megjithatë, kamerat e sigurisë kanë treguar se ka qenë Vladimir Kurti ai që ka qëlluar, përkundër manovrave të përdorura në gjykatë, duke mbajtur qëndrim mohues. Edhe avokati i tyre u shpreh pas seancës se krimi ishte i rëndë, duke mos pasur pretendime për masat e sigurisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Video/ Zvërneci ‘ndez’ diasporën, shqiptarët në Torino dalin në protestë kundër qeverisë

21:18 : 07/06/2026
AKTUALITET

Pse dështuan katër operacionet e mëparshme? Misteret pas vrasjes së efektivit në Maliq

21:00 : 07/06/2026
AKTUALITET

Video/ Rama kthen podiumin në skenë humori, imiton protestuesit

20:45 : 07/06/2026
AKTUALITET

Përfundon protesta para kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt rrugëve të Tiranës

20:35 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Zvërnecin e gjeta të shkatërruar”, eksperti i mjedisit: Kjo protestë është kryengritje

20:25 : 07/06/2026
AKTUALITET

Protestuesja i përgjigjet Ramës: The se po prishim turizmin, por po na njeh gjithë bota

20:13 : 07/06/2026
Para

Raporti alarmues i OBSH: Nëntë në 10 persona thithin ajër të ndotur

TË GJITHA

Video/ Zvërneci ‘ndez’ diasporën, shqiptarët në Torino dalin në protestë kundër qeverisë

21:18 : 07/06/2026

Pse dështuan katër operacionet e mëparshme? Misteret pas vrasjes së efektivit në Maliq

21:00 : 07/06/2026

Video/ Rama kthen podiumin në skenë humori, imiton protestuesit

20:45 : 07/06/2026

Përfundon protesta para kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt rrugëve të Tiranës

20:35 : 07/06/2026

“Zvërnecin e gjeta të shkatërruar”, eksperti i mjedisit: Kjo protestë është kryengritje

20:25 : 07/06/2026

Protestuesja i përgjigjet Ramës: The se po prishim turizmin, por po na njeh gjithë bota

20:13 : 07/06/2026

Pankartat më pikante në protestë: O Ramë mblidh mend e kokës!

20:06 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibomcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş