• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Studimi: Qëndrimet e të rinjve shqiptarë dhe serbë ndaj luftës në Kosovë

19:31 : 22/10/2024
në RAJONI

Një studim i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut i publikuar të marten nxjerr në pah dallimet ndërmjet të rinjve shqiptarë dhe serbë të Kosovës në qëndrimet e tyre mbi luftën dhe krimet e kryera gjatë saj. Ndërsa mbi 73 për qind e të anketuarve shqiptarë mbështesin ndjekjen penale të krimeve të luftës, vetëm 48 për qind e të anketuarve serbë mbështesin këtë proces.

“Pikërisht mënyra se si janë informuar, shumica janë informuar nga familja, ka ndikuar pastaj edhe në mënyrën se si e kuptojnë dhe këtu e vëren dallimin më të madh ndërmjet grupeve etnike. Pra mes të rinjve shqiptarë dhe serbë të Kosovës ka shumë dallime sepse burimi i informatave shpesh herë është i ndryshëm e kjo është pasqyruar edhe në shumë përgjigje të tjera që lidhen me drejtësinë kalimtare”, tha autori i studimit, Bekim Baliqi.

Sipas raportit shumica e të rinjve, mbi 89 për qind e shqiptarëve dhe mbi 70 për qind e serbëve, i kanë marrë informacionet kryesore mbi luftën nga rrëfimet në familje.

Dallimet në qëndrime, thuhet në raport, janë edhe më të thella rreth lidhshmërisë midis ndjekjes penale të krimeve të luftës me arritjen e paqes. 74 për qind e të anketuarve shqiptarë besojnë se ndjekja penale e këtyre krimeve mund t’i kontribuojë paqes, ndërsa vetëm 29 për qind e të anketuarve serbë e besojnë një gjë të tillë.

Lexo edhe:

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj, Shqipëria humbi 28,531 banorë në 2025

Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim

Marigona Shabiu nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut tha se trashëgimia e luftës ende ndikon ndjeshëm në gjeneratat e reja.

“Të dhënat nga ky studim konfirmojnë supozimin tonë kryesor se kujtimet e ngjarjeve të luftës kanë një ndikim të rëndësishëm në qëndrimet e të rinjve dhe të rejave dhe se ka një lidhje të fortë ndërmjet trajtimit të së kaluarës dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Këto gjetje na bëjnë të ditur nevojën për veprime që lidhen me drejtësinë tranzicionale”, tha ajo.

Raporti rekomandon hartimin e programeve arsimore më gjithëpërfshirëse në shkolla dhe universitete për të siguruar që të rinjtë të kenë njohuri më të mira rreth ngjarjeve të luftës.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. 25 vjet pas saj veprimtarët humanitarë thonë se vetëm mbi 70 persona janë dënuar për krimet e luftës së viteve 1998 – 1999./VOA

Etiketa: lufta ne Kosoverinia shqiptareserbet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj, Shqipëria humbi 28,531 banorë në 2025

13:53 : 02/06/2026
RAJONI

Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim

16:39 : 15/05/2026
AKTUALITET

‘Më keq se droga’: Si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit

08:18 : 04/05/2026
AKTUALITET

Tabaku ngre alarmin: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin e punës

17:02 : 27/04/2026
AKTUALITET

Të rinjtë shqiptarë “lënë” alkoolin e nisin drogën, mjekja: Po përdorin kokainë

21:08 : 01/04/2026
RAJONI

“Akuzat të padrejta”, Rexhep Selimi: Çfarë të bënim kur Serbia vriste dhe bënte gjenocid

15:59 : 18/02/2026
Para

Milan-Club Brugge, Pulisic shënon direkt nga goditja e këndit (Video)

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom