• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

13:12 : 21/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir meta është arrestuar me urdhër të SPAK.

Burimet mediatike bëjnë me dije se kreu i PL-së u arrestua pranë zonës së njohur “Casa Italia” në kryeqytet.

Ilir Meta është akuzuar për veprat penale ‘pastrim parash’, ‘korrupsion’ dhe ‘mosdeklarim pasurish’.

Pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, një masë sigurie është vendosur edhe ndaj Monika Kryemadhit. Mësohet se ndaj Kryemadhit është vendosur masë sigurie ‘detyrim paraqitje’.

Filtrimi i pasurisë së tyre është pjesë e të njëjtës dosje hetimore me lobimit 700 mijë euro të LSI në SHBA, si edhe kallëzimit për shpenzime të pajustifikuara për ndërhyrje estetike në një klinikë jashtë vendit.

Lexo edhe:

Meta e ‘pëson’ pas intevistës televizive, nuk do i lejohen aktivitet sportive për 10 ditë në burg

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

Është bërë publike fotoja, nga momenti i arrestimit të Presidentit të PL-së Ilir Meta. Siç mund ta shikoni në fotografinë më poshtë, agjentët e BKH-së gjatë momentit të arrestimit mbanin maska në kokë për të mos u identifikuar.

Arrestimi i Ilir Metes
  • Berisha reagon për arrestimin e Ilir Metës

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me informacionet për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha tha se arrestimi i Metës është politik me urdhër të kryeministrit Edi Rama, , i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të presidentit Ilir Meta.

“Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.

  • President, kryeministër dhe kryeparlamentar, kush është Ilir Meta, i arrestuar me urdhër të SPAK?

Ish-Presidenti, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK.

Meta ka mbajtur postet më të larta shtetërore ndërsa aktualisht ishte president i Partisë së Lirisë.

Ilir Rexhep Meta, i lindur më 24 mars 1969 në Skrapar, Shqipëri, është një nga politikanët më të njohur në vend. Ai ka ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ku ka përfunduar me sukses dhe ka vazhduar studimet pasuniversitare.

Aktiviteti i tij politik filloi në vitin 1990, pas rënies së komunizmit, ku ai u angazhua si pjesëmarrës aktiv në lëvizjet studentore për pluralizmin politik.

Meta u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1992 dhe ka shërbyer në shumë poste të rëndësishme. Ai ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë nga 28 tetori 1999 deri më 29 janar 2002. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, ai u rizgjodh si Kryeministër, por dha dorëheqjen më 29 janar 2002 për shkak të tensioneve brenda partisë së tij.

Në vitin 2004, ai themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), një parti që synonte integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Meta mbajti postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nga 10 shtatori 2013 deri më 28 prill 2017. Pas përfundimit të mandatit si Kryetar i Kuvendit, ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë më 28 prill 2017.

Më 28 prill 2017, Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë me 87 vota nga 140 anëtarët e parlamentit. Gjatë mandatit të tij si president, ai është përballur me sfida të shumta politike dhe sociale, duke përfshirë një krizë të thellë politike që çoi në një proces “impeachment”-i në vitin 2021. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e shpalli atë të pafajshëm dhe anuloi vendimin e parlamentit.

Ai është i martuar me Monika Kryemadhin, me të cilën ka tre fëmijë, edhe pse së fundmi ka lajmëruar se kanë nisur procedurat e divorcit.

  • Çfarë deklaroi Meta në qershor?

Në qershor të këtij viti Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërrin si deklarues në këtë institucion. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.

“Jam pyetur 3 orë kot më kot, për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve. Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshteti dhe narkoregjimi që e mban në këmbë Dum dumani. Në vend të ndalojë gjithë ato PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi, merret me përrallat e laraskave të tij. Tani po iki se kam sipërmarrjen, kam tryezën. Dum dumani këtë do, të mos merremi. Bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën”, tha dikur Ilir Meta.

Etiketa: arrestohetIlir MetaPartia e Lirise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta e ‘pëson’ pas intevistës televizive, nuk do i lejohen aktivitet sportive për 10 ditë në burg

15:12 : 11/06/2025
AKTUALITET

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
BOTA

Nëna rrëmben vajzën e saj nga Italia dhe e fsheh në Spanjë për 11 vite

20:35 : 04/06/2025
AKTUALITET

Përplasje në PL, Blushi sulmon Kryemadhin: Bënte fushatë për Metën, por godiste bashkëpunëtorët e tij

16:23 : 03/06/2025
AKTUALITET

Kriset marrëdhënia Berisha-Meta? Partia e Lirisë do të garojë më vete në zgjedhjet lokale

16:21 : 03/06/2025
Para

Berisha: Të dhënat e SKY ECC për Taulant Ballën janë shumë më kriminale se ato të Çyrbjes

TË GJITHA

Përndroqi një grua dhe i hapi llogari në Facebook, shpallet në kërkim 54-vjeçari

11:04 : 13/06/2025

Seancë për Veliajn/ Prokurori Dado, raportim për hetimet në GJKKO

10:57 : 13/06/2025

Pas Trump, edhe Merz ka qenë i informuar për sulmet izraelite në Iran

10:47 : 13/06/2025

400 mln euro në vit për “rrugët e florinjta”, por Shqipëria renditet e fundit në rajon për infrastrukturën

10:39 : 13/06/2025

“SPAK nuk guxon ta thërrasë”/ Gjokutaj: Rama përmendet 14 herë në aktakuzën ndaj McGonigal

10:26 : 13/06/2025

Gangsterët e Alban Laçit të Shqiponjave dhunojnë qytetarin, AMP vetëm i pezullon

10:24 : 13/06/2025

Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar

10:00 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com