• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kosova heq vizat për Bosnjë-Hercegovinën

08:11 : 15/10/2024
në BOTA, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi gjatë Samitit të Procesit të Berlinit se Kosova do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjes-Hercegovinës.

Kosova do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 Janar 2025 dhe do të lejojë lëvizjen e lirë për të gjithë mbajtësit e kartave të identitetit nga Bosnjë-Hercegovina. Vendimi erdhi si përgjigje ndaj refuzimit të entitetit të Republikës Srpska për të ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë në kuadër të Procesit të Berlinit. “Kosova ishte vendi i parë në rajon që ratifikoi këtë marrëveshje në Parlament, dhe për këtë arsye kemi vendosur të mos presim më,” tha Kurti. Ai shtoi se ky hap tregon përkushtimin e Kosovës për përparimin e bashkëpunimit rajonal dhe lëvizjen e lirë.

Në kuadër të Samitit u miratua plani i veprimit për tregun e përbashkët rajonal (CRM) 2025-2028, i cili është një dokument kyç për të thelluar bashkëpunimin ekonomik në rajon. Ai synon të nxisë rritjen ekonomike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës në rajon.

Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, tha për DW se kjo fazë e re e integrimit ekonomik rajonal, përmes planit të CRM, lidhet ngushtë me Planin e Rritjes së BE-së. “Pas 6 vitesh në këtë rol, rajoni nuk ka qenë kurrë më i vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit.” Ajo shtoi se tregu i përbashkët rajonal ofron një mundësi të madhe, por sfida është të kultivohet një vizion dhe qëllim i përbashkët për të ardhmen evropiane. “Ne nuk po formojmë një koalicion shtetesh, por po bashkojmë njerëz,” tha Bregu, duke cituar Jean Monet.

Marrëveshja e re për studentët

Lexo edhe:

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Marrëveshja e dytë e nënshkruar gjatë Samitit përqendrohet në lëvizshmërinë e studentëve në Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje do të lehtësojë aksesin e barabartë të studentëve nga vendet e rajonit për të studiuar në institucione të akredituara të arsimit të lartë. Me synimin për të rritur shkëmbimet akademike dhe për të forcuar bashkëpunimin në arsim, kjo marrëveshje do të ketë një ndikim të madh në nxitjen e mobilitetit të studentëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ofruar të rinjve më shumë mundësi për zhvillimin e tyre profesional dhe akademik./DW

Etiketa: Bosnjë HercegovinënheqKosovavizat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

18:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

08:58 : 30/05/2026
RAJONI

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore

19:44 : 27/05/2026
AKTUALITET

DASH: Ballkani Perëndimor kyç për sigurinë dhe interesat ekonomike të SHBA-së

21:38 : 22/05/2026
RAJONI

Kosova skeptike për integrimin gradual: Jo dhoma pritjeje

19:21 : 22/05/2026
RAJONI

Tregu i përbashkët Evropian, a mund t’i bashkohet Kosova?

22:04 : 21/05/2026
Para

Këmbimi valutor 15 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom