• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohet për pallatin 14 katësh të të vëllait, merret i pandehur ish-kryebashkiaku i Pogradecit

12:36 : 14/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri duke dërguar dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe juristi i Bashkisë së Pogradecit Besjan Meço dhe shtetasja Besmira Niko me detyrë specialistë në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohen për ndërtimin e një pallati në rrugën “Reshit Çollaku” në Pogradec nga kompania Gedi sh.p.k., me administrator shtetasin Gëzim Kapri, i cili është vëllai i ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.

Fillimisht, në vitin 2009 kësaj kompanie i është dhënë leja për ndërtimin e pallati në total 12 katësh, teksa në vitin 2014 Bashkia e Pogradecit i ka refuzuar vazhdimin e lejës për shkak të afateve ligjore të parashikuara nga ligji.

Lexo edhe:

Prokuroria e Fierit çon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së Divjakë për shpërdorim detyre

Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 4 ish-zyrtarët e Bashkisë Himarë

Në vitin 2015, në krye të Bashkisë së Pogradecit u zgjodh Eduart Kapri dhe ai me vendimin e marrë më 31 Mars të vitit 2016, lejoi jo vetëm vijim e punimeve të pezulluara, edhe pse çështja ishte në Gjykatë, por i shtoi dhe 2 kate të tjera lejës së pallatit të kompanisë së vëllait të tij, duke e çuar në 14 kate në total.

“Rezulton se në vitin 2009, subjekti Gedi sh.p.k., kishte marrë një leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec, për ndërtimin e Objektit “Kompleks Banimi dhe Shërbimi”, 1 kat nëntokë + 2 kate ambiente shërbimi + 9 kate ambiente banimi, në lagjen nr.3 të qytetit Pogradec. Në atë kohë administrator i shoqërisë Gedi sh.p.k., ishte shtetasi Eduart Kapri.

Në kushtet kur Bashkia Pogradec, i’a kishte refuzuar zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi, për shkak se afati për përfundimin e punimeve ishte data 09.12.2014 dhe kërkesa e subjektit ndërtues ishte depozituar me shkrim në datë 05.11.2014 (jashtë afateve ligjore ta parashikuara nga ligji 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe kur çështja ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kryetari i Bashkisë Pogradec, tashmë shtetasi Eduart Kapri, me vendimin nr. 99, datë 31.03.2016, me objekt “Leje për rishikim të kushteve të lejes”, lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara, por dhe ndërtimin e një objekti 14 katësh, në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, nga shoqëria ndërtuese “Gedi” sh.p.k, me administrator vëllain e tij, shtetasin Gëzim Kapri. 

Ky ndërtim u lejua në kundërshtim me nenet 40 dhe 48 të ligjit 107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, nenit 66 të Kodit të Procedurës Administrative, në shkelje të vendimit nr.43, datë 26.01.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, duke krijuar kështu përfitime materiale të padrejta për shoqërinë “Gedi” sh.p.k. pasi u shtua sipërfaqja ndërtimore me dy kate. Për më tepër dhënia e këtij vendimi është bërë në kushtet e konfliktit të hapur të interesit, nga ana e të pandehurit Eduart Kapri.”– thuhet në njoftimin e SPAK.

Vlen të theksohet fakti se Eduart Kapri është marrë i pandehur edhe më parë nga SPAK, ku akuzohej për abuzim me detyrën në lidhje me një tender për drutë në Pogradec.

SPAK akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Mbi të në atë kohë rëndonin akuzat për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”, por më pas ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Etiketa: bashkia pogradecBesjan MeçoBesmira Nikoeduart kaprishperdorim detyre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria e Fierit çon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së Divjakë për shpërdorim detyre

13:10 : 18/04/2026
AKTUALITET

Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 4 ish-zyrtarët e Bashkisë Himarë

09:56 : 16/04/2026
AKTUALITET

Akuzat për shpërdorim detyre/ SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 raste ndaj Elvis Roshit

10:54 : 14/04/2026
AKTUALITET

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

14:46 : 13/03/2026
RAJONI

Rryshfet dhe shpërdorim detyre, arrestohen tre zyrtarë në Prishtinë

14:48 : 27/01/2026
AKTUALITET

Akuzat për shpërdorim detyre/ Prokuroria Fier dërgon në gjyq 7 punonjës të Agjencisë Mjedisore

10:03 : 28/12/2025
Para

Si rrallëherë Begaj i kthen Qeverisë për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Inspektimin”: Sjell pasiguri!

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom