• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Scholz pret liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin

Në jubileun e 10-vjetorit të Samitit të Berlinit pritet miratimi i planit të ri për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe një marrëveshje për lehtësimin e studimeve në vendet e rajonit.

08:39 : 14/10/2024
në AKTUALITET, RAJONI

Kancelari gjerman Olaf Scholz pret sot në Kancelarinë Federale kryetarët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë gjithashtu vendet partnere, përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Marrëveshje të reja për bashkëpunim rajonal dhe lëvizshmëri

Siç bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin, në qendër të samitit qëndron nënshkrimi i një marrëveshjeje që përfshin shkëmbimin e studentëve dhe lehtësimin e qasjes në institucionet arsimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje synon të thjeshtojë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave universitare, duke lehtësuar mobilitetin e studentëve dhe mundësitë e tyre për të studiuar në universitetet e vendeve të tjera të rajonit.

Foto familjare, në qendër ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck
Konferenca e Ministrave të Ekonomisë, foto kolektiveFotografi: BMWK/Andreas Mertens

Gjithashtu, pritet të miratohet një plan i ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal, i cili synon të harmonizojë standardet sociale dhe të punës, si dhe të lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit. Burime nga qeveria gjermane kanë raportuar se një çështje tjetër që do të diskutohet është zhbllokimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), që pritet të përforcojë më tej bashkëpunimin tregtar në rajon.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

Zgjedhjet lokale në landin NRW test për qeverinë në Berlin

Takime përgatitore dhe rezultatet paraprake

Para samitit janë zhvilluar disa takime të ministrore, ku janë trajtuar një sërë temash për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Kështu për shembull, në takimin e ministrave të Brendshëm u diskutua për bashkëpunim kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, në takimin e  ministrave të Ekonomisë u diskutua për transformimin energjetik të vendeve të rajonit dhe eliminimin e barrierave tregtare. Ministrat e Jashtëm ranë dakord për përmirësimin e standardeve për investimet e huaja dhe marrëdhëniete fqinjësisë së mirë. Po ashtu ka pasur dakordime për përmirësimin e gjendjes së romëve dhe harmonizimin e legjislacionit në çështjet gjinore. Në samit do të diskutohen edhe rekomandimet e dala nga Forumi i Shoqërisë Civile dhe Forumi rinor, të cilat po zhvillohet paralelisht me takimin e nivelit të lartë në Berlin.

Të rinj në auditor duke duartrokitur
Nga takimi i forumit rinor, pamje nga sallaFotografi: RYCO

Procesi i Berlinit, i krijuar në vitin 2014për të mbështetur procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, është një nismë e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel./DW

Etiketa: berlinliderët e Ballkanit Perëndimorprocesi i berlinitshcolz

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025
BOTA

Zgjedhjet lokale në landin NRW test për qeverinë në Berlin

11:28 : 14/09/2025
BOTA

“Black out” në Berlin/ Policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

17:47 : 09/09/2025
BOTA

Gjermani/ Makina përplas një grup fëmijësh, tre të plagosur

15:34 : 04/09/2025
BOTA

Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

08:27 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama sërish në gjunjë para Melonit, diplomacia në version “show personal”

16:46 : 10/07/2025
Para

Çfarë ka ndryshuar një javë pas protestës së thirrur nga PD? Boçi: Qeverinë e ka kapur frika!

TË GJITHA

Aksidentet u ulën me 14.7% në janar-gusht, sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem

14:44 : 30/09/2025

Gjermania kërkon reagim nga NATO: Rusia po teston sigurinë e Europës

14:36 : 30/09/2025

I ulen 5 vite, Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

14:28 : 30/09/2025

Godet zemrën, shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin “Phosmet”

14:02 : 30/09/2025

Yuri Kim punësohet drejtoreshë në Exxon Mobil! Si përfitoi nga Shqipëria dhe lidhjet me TEC-et e Vlorës

13:58 : 30/09/2025

E hoqi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë

13:47 : 30/09/2025

Gjyqi në Hagë, Covey: Thaçi me komandantët e zonave kishte marrëdhënie të ndërlikuar

13:39 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com