• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është “Sheiku” i Selitës? Dalin FOTOT e “pronarëve” të magazinës së kanabisit

16:39 : 11/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Personat që shihni në foton e mësipërme janë të akuzuarit për magazinën e kanabisit të zbuluar në zonën e Selitës në Tiranë.

Personi që shihni i veshur si “sheik” është 46-vjeçari Saimir Karaj, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Saimir Karaj

Ndërkohë, në fotot e mëposhtme, ai shfaqet duke pozuar edhe me dy bashkëpunëtorët e tij, 28-vjeçarin Erlind Tresa dhe 26-vjeçarin Elvis Lala. Miq me njëri-tjetrin, ata kanë vendosur të bashkëpunojnë edhe në botën e krimit.

Erlind Tresa dhe Saimir Karaj
Elvis Lala dhe Saimir Karaj

Erlind Tresa, tashmë i arrestuar nga Policia e Tiranës, është person me precedent penal, pasi është kapur edhe në Gjermani për prodhim dhe trafik lëndësh narkotike.

Pas lirimit nga qelia e burgut në Gjermani, siç duket, ai është kthyer në atdhe për ta vijuar këtu aktivitetin kriminal.

Lexo edhe:

“Mbledhjet lalala nuk arrijnë në Selitë”/ Braçe akuza Ristanit: Ja produkti i drejtorëve me telefon! (Video)

Tentoi të trafikonte fara kanabisi me furgon, kapet 24 vjeçari në Durrës/ EMRI

Lënda narkotike ishte kultivuar në një magazinë dy katëshe në rrugën “Hamdi Pepa”, e cila ishte në pronësi të Kadastrës. Sipas autoriteve policore, të akuzuarit kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

Uniformat blu vunë në pranga 7 persona, tre prej të cilëve punonjës të OSHEE-së, të cilët nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.

Ferma e kanabisit ndodhej në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit dhe për më tepër në një godinë shtetërore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim ndaj efektivëve të Komisariatit nr.2 nëse kanë pasur dijeni për këtë veprimtari apo jo.

Në pranga janë vënë shtetasit:

  • Erlind Tresa, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike;
  • Reshit Tresa, 57 vjeç, Asqeri Likaj, 59 vjeç, Elvis Lala, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim;
  • Ervis Pashollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Elton Cenaliu, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Gëzim Gjonpali, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kërkim u shpall dhe shtetasi Saimir Karaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u procedua penalisht dhe shtetasja H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi sipas bluve të kryeqytetit, ajo ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Etiketa: Asqeri LikajElvis LalaErlind TresakanabismagazinaReshit TresaSaimir Karajselite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mbledhjet lalala nuk arrijnë në Selitë”/ Braçe akuza Ristanit: Ja produkti i drejtorëve me telefon! (Video)

17:41 : 17/05/2026
AKTUALITET

Tentoi të trafikonte fara kanabisi me furgon, kapet 24 vjeçari në Durrës/ EMRI

10:03 : 05/05/2026
AKTUALITET

Një mijë fara kanabisi në makinë, arrestohet 66-vjeçari te Kthesa e Kamzës

10:25 : 02/05/2026
AKTUALITET

Foto me kanabis mbi 1 milion sterlina, dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli /EMRAT

12:14 : 30/04/2026
AKTUALITET

Shiste kokainë dhe kanabis në qytet, arrestohet 36-vjeçari në Dhërmi

11:52 : 28/04/2026
AKTUALITET

Zbulohen parcela me kanabis në Librazhd, dy persona në pranga

11:29 : 20/04/2026
Para

Apeli vendos kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Seta në Dibër

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkCasibom