• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës/ Zbulohet data, ja kur do ta shqyrtojë “Venecia” kërkesën e PS-së

18:04 : 25/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë në datën 6-7 Dhjetor kërkesën e socialistëve, të cilët i kërkuan një opinion në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Sipas njoftimit për shtyp të bërë sot nga Komisioni i Venecias, kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, për një opinion lidhur mbi marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

“Me shkresën e datës 13 shtator 2024, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, i kërkoi Komisionit të Venecias një opinion mbi marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të rolit të Kuvendi në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Drafti i opinionit do të dorëzohet për miratim në seancën e 141-të plenare të Komisionit (6-7 dhjetor 2024)”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias.

Çështja “Xhaçka” është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të dhënies së statusit “investitor strategjik” bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në kohën kur ajo mbante postin e ministres.

Lexo edhe:

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

Deputetët e Partisë Socialiste me urdhër të kryeministrit Edi Rama kanë votuar dy herë kundër vendimit të Kushtetuese për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës, duke mbrojtur kështu kolegen e tyre.

Ndërsa pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët e PS-së nuk votuan kundër, si dy herët e tjera, por pjesa më e madhe e tyre abstenuan, duke rrëzuar kështu për herë të dytë vendimin e Kushtetueses.

Pas kësaj, Kuvendi iu drejtua zyrtarisht Komisionit të Venecias për t’i marrë një opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Më konkretisht në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqjas dhe Koço Kokëdhimës.

 

Etiketa: komisioni i veneciasmandatiolta xhackaopinion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

21:58 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
AKTUALITET

Zvarritja e Spiropalit dhe roli i dyshimtë i Gaz Bardhit/ Si shpëtoi mandati i Vullnet Sinajt

11:50 : 28/05/2025
AKTUALITET

Alimehmeti kritikon sistemin zgjedhor: Mban në pushtet të njëjtët emra

22:37 : 26/05/2025
AKTUALITET

PD kërkoi rinumërimin e votave, Shehaj: Bërtasin për farsë, por duan ta vjedhin mandatin në tavolinë

17:50 : 26/05/2025
AKTUALITET

PD kërkon rinumërim të votave, Alimehmeti mund ta fitojë mandatin në tavolinë

20:15 : 25/05/2025
Para

Zbulohen dy ditët e javës kur çmimet e biletave të avionëve janë më të ulëta

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com