Trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Evropës, ishte një specialitet i veprimtarisë kriminale që kryente biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
Sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, Martinaj drejtonte dhe financonte një linjë të tijën në trafikun e kokainës, duke e konsideruar të sigurtë dhe nxjerrjen e sasive të drogës nga ambientet e brendshme të Portit.
Në këtë linjë trafiku i lutet të futet dhe Behar Bajri i Shkodrës. Në kohën kur zhvillohet bisedat për futjen e Bajrit në trafikun e drogës, ai kishte vetëm 4 muaj që kishte dalë nga paraburgimi Nr. 313.
Bajri kishte vështirësi ekonomike dhe kërkonte ndihmë tek Ervis Martinaj, që i fundit ta ndihmonte në trafikun e kokainës, ku fillimisht do fuste 100 copë njëherësh.
“…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…”- i thotë Ervis Martinaj.
Por Behari ka frikën se mos kapet ngarkesa e drogës dhe kërkon me ngulm që herën e parë, të dalë garant Ervis Martinaj dhe ky i fundit t’ia marrë përsipër rrezikun e humbjes.
“…po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani…se më ke në krah, por më ndihmo…”- i shkruan Behar Bajri, Ervis Martinaj.
Por Ervis Martinaj ia kthen me një përgjigje epike se: “…garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan…”.
Në datën 27 tetor 2020, Ervis Martinaj bisedon në aplikacion “Sky” me Behar Bajrin, për të ndarë muhabetin nëse do e fuste këtë të fundit apo jo në linjën e trafikun të kokainës që e realizonte nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të porteve të Europës.
Martinaj i kujton Bajrit, që të qëndrojë diskret në këtë veprimtari kriminale dhe të mos i tregojë kujt, duke i shkruar si më poshtë vijon:
“…asnjë s’du që ta dije dhe do bisedojmë bashkë këto tre ditë. Munesh me fut sa të kesh takat ti…”.
Por Behari ia kthen: “…aaaa, a kena Garanci…?”.
Por Ervis Martinaj ia kthen me një përgjigje epike se: “…garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan…”.
Sërish Behar Bajri ia kthen me ndrojtje duke i shkruar: “…Por nuk kam lekë mor “Kapedan…”. Ti e di, por unë nuk jam në hapat e tua. Por a më the se po të ndihmoj mar “Kapedan…”. A po ma merr rrizikun ti herën e parë, mo “Kapedan”. Më thuaj kur po rimë…?”.
Ndërsa biznesmeni Ervis Martinaj e këshillon duke i thënë: “…mos u turr pas fajdeve…”.
Kurse Behari ia kthen: “…po lek po mbledhi…”.
Behari vijon t’i shkruajë në “Sky” Vis Martinajt duke i pohuar:
“…po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani…se më ke në krah, por më ndihmo…”.
Martinaj ia kthen me mesazh duke i shkruar se: “…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…”.
“…Po e di, por ma ban, e ti bij lekët sonte… 5 për qind po i fus unë, po hyj borgj…”- ia kthen Behar Bajri.
“…Ore ishallah po bëhet…nuk duhen lekët sonte jo… duhen mas 2 javësh… Po rëndësi ka që të bëhet. Lekët duhen brenda muajit nëntor”- i thotë Ervis Martinaj.
Biznesmeni vijon t’i shkruajë duke i thënë: “…100 copë e ke vendin, aq do fus dhe vetë unë…vetëm mos folë me njeri se më ngelet hatri se veç ty të kam thënë, se çdo muhabet e qet jashtë. Nuk i lej hapësirë kujt, veç teje 100…”.
Behari: “…I qin unë…?!”…jo jo nuk i them kujt. I qind për mu…?!”
Martinaj: “…po i lashë kujt s’jena ma shokë, se veç ti më ke ra mbrapa. 10 për qind edhe hypja 20 dalja…”.
Por Behari ia kthen: “…vlla du me fut për vedi i 100 copë. Në i qin copë, sa i bjen me marë unë 80 copë?. Ok në rregull por ama merr rrezikun veq kyt rradhë, fjalë burrash, lekët i kam ok. Po normal lekët i kam dhe më thuaj ti bij…”.
Martinaj: “…E me turkun…”.
Behari: “…jo mor vëlla, çfarë flet nuk i them kujt…Po jo o vëlla, do i fus veç për vedi për kryet të kalamanjve dhe do ju jap naj gjë dhe këtyreve. Ok e kam të shitur…”.
Por sërish biznesmeni Martianaj, ia kthet Beharit duke i kërkuar këtij të fundit që të mos flasi lart e poshtë, duke i shkruar: ”…mos i thuaj kujt, veç atyre që rrimë, Lela e Plluma. Herës tjetër ja fusim nga 200, masanej nga 400…”.
“…Jo mo vlla nuk tregoj…”- i thotë Behari, duke vijuar t’i shkruajë Ervis Martinaj se: ”…ba me dal, do ju jap ka 100 mijë euro Denisit dhe Samos dhe Dorit, se kam shpenzime…”
Sërish Martinaj ia kthen: “…O e ke të dalme, por veç fike Neës 24… ( shprehje figurative duke i rikujtuar Beharit të mos flasë mos hapi gojën për këtë punë) se të tjerët bajnë nga 1000 copë e nuk folin. Leli s’ta ka futur 1 bukë kurrë, o budalli i dreqit…”.
Behari: “…po nuk kam punë me të o vlla, vari ka**n e tij….”
Ndërsa Martinaj i thotë: “… po na e bjer ta ballafaqojmë…”. “…kismet se kam kohë si nuk kam fol, por varja puna e tij…”- ia kthen Behar Bajri.
Më tej po në datën 27 Tetor 2020, teksa Behar Bajri bisedon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke i shkruar këtij të fundit për merakun se s’po e kapte dot Bardhok Pllanaj.
“…atë Bardhokun, si nuk po e kap, se ai vdes prej frike…”-i shkruan Behar Bajri, Pëllumbit.
Ndërsa ky i fundit ia kthen: “…se gje gja Bardhokun, ka kaluar shumë ai ashtë mjeshtër…”.
Por sërish Behari i shkruan më tej duke qeshur: “…hahaha varet kur e ka ditën dhe ky, po po ashtu është. Po dhe mu më ka vënë në gjumë, po më ka dhënë valjum derisa ta zaj atë Dorin…”.
Në fakt Dorian Dulin nuk mundi ta kapë dot kurrë Behar Bajri. Duli, nuk mundi të kapet dhe nga Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila e kërkoi si dëshmitar për ta pyetur dhe ky person nuk u arrit të gjendet në Shqipëri nga oficerët e Policisë Gjyqësore./ Ora News