• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ILD kërkon ulje me 40% të pagës për prokurorin Agron Bushati

13:39 : 18/09/2024
në AKTUALITET

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar uljen e pagës deri në 40% për prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati. Kjo vjen pas hetimit disiplinor të kryer nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për zvarritje të pajustifikuar në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit për vendim penal të formës së prerë.

Ky mosveprim i prokurorit ka cënuar të drejtat që gëzojnë të dënuarit me burgim, thuhet në njoftimin e ILD.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer hetimin disiplinor me nismë të ankuesit V.Q., që i është drejtuar ILD-së me ankesë ndaj prokurorit A.B.,  për zvarritje mbi 3 vjeçare, në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal për ankuesin.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë rezulton se:

Lexo edhe:

Ç’po ndodh te SPAK-u/ Qytetarja kapërcen kangjellat: Majlinda Cara më ka vjedhur pronat, ku janë prokurorët?!

Shkarkimet e vetingut mbeten në fuqi, KPA rrëzon kërkesat e 13 ish‑magjistratëve për rishikim

  • Magjistrati subjekt hetimi disiplinor ka vonuar në mënyrë të pajustifikuar, për një kohë prej 3 vjet e 9 muaj,  nxjerrjen e një akti procedural në shkelje të dispozitave ligjore neneve 462-466 të K. Pr. Penale dhe nenin 49/1 të ligjit nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale” i ndryshuar.
  • Ky mosveprim i prokurorit ka cënuar të drejtat që gëzojnë të dënuarit me burgim. Në rastin konkret trajtimi me status të paraburgosuri cënon ushtrimin e të drejtave që ka i dënuari, së pari ai nuk mund të ushtronte të drejtat e tij për përfitimin e lejeve shpërblyese ose kërkesat për ulje dënimi. Si pasojë e mos nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit shtetasi V.Q. ka kërkuar në gjykatë njohjen si periudhë paraburgimi të periudhës së mosekzekutimit të vendimit. Pas nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit ky shtetas ka përfituar 3 herë ulje dënimi.
  • Shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit A.B. janë kryer me pakujdesi, duke qenë prokurori i ngarkuar dhe me përgjegjësinë e zyrës së ekzekutimit të vendimeve penale.
  • Në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor, rezulton se sjellja e magjistratit subjekt hetimi disiplinor, mund të krijojë terren për sjellje të papërshtatshme, edhe në rastet të tjera të ngjashme.

Nga hetimi disiplinor i ILD konkludohet se veprimet/mosveprimet e magjistratit, përbëjnë shkelje disiplinore që cënojnë figurën e magjistratit dhe besimin e publikut tek drejtësia, dhe i propozohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që prokurorit A.B., t’i caktohet masa disiplinore “Ulja përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në 1 vit”, e parashikuar nga neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”, thuhet në njoftimin e ILD-së.

Etiketa: Agron BushatiILDInspektoriati i Lartë i Drejtësisëprokuror

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ç’po ndodh te SPAK-u/ Qytetarja kapërcen kangjellat: Majlinda Cara më ka vjedhur pronat, ku janë prokurorët?!

14:29 : 15/04/2026
AKTUALITET

Shkarkimet e vetingut mbeten në fuqi, KPA rrëzon kërkesat e 13 ish‑magjistratëve për rishikim

17:07 : 25/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

19:11 : 05/03/2026
AKTUALITET

ILD nis hetimin disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

11:35 : 25/02/2026
AKTUALITET

ILD: Zbatimi i dy amnistive penale ka probleme

13:25 : 06/02/2026
AKTUALITET

KLP përcakton 7 vende për prokurorët në Shkollën e Magjistraturës

22:44 : 05/02/2026
Para

Gjykata e BE-së anulon gjobën prej 1.5 miliard eurosh ndaj Google

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom