• Kontakt
Tuesday, June 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dita botërore e Ozonit, apel global për të reduktuar ndryshimet klimatike

18:01 : 16/09/2024
në AKTUALITET, BOTA

16 shtatori është Dita Botërore e Ozonit, e cila sjell në vëmëndjen tonë rëndësinë jetike të përpjekjeve globale për rikuperimin dhe mbrojtjen e shtresës së ozonit, e cila vepron si një shtresë mbrojtëse e Tokës nga rrezet e dëmshme ultraviolet (UV).

Në vitet 1980, hollimi i shtresës së ozonit arriti nivele kritike, duke përbërë një kërcënim të madh për jetën në Tokë. Në vijim, zbulimi i “Vrimes se Ozonit” (në 1985) shtroi si kërkesë emergjente miratimin e një Traktati ndërkombëtar për eliminimin gradual të substancave që dëmtojnë shtresën e ozonit.

Protokolli i Montrealit u miratua në vitin 1997 dhe konsiderohet si marrëveshja ndërkombëtare më e suksesshme historike në fushën mjedisore. Falë përkushtimit të 197 vendeve anëtare, është arritur ndalimi i pjesës më të madhe të substancave ozonholluese , duke u shoqëruar me rezultate të dukshme në rikuperimin e shtresës së ozonit.

Këtë vit, ne gjithashtu celebrojmë edhe kontributin e kësaj marrëveshje në zbutjen e ndikimit të ngrohjes globale. Përmes Amendamentit Kigali, vendet anëtare zotohen të reduktojnë prodhimin dhe përdorimin e substancave që shkaktojnë ngrohjen globale, duke ndihmuar kështu në uljen e ngrohjes globale me 0.5°C deri në vitin 2100. Ky është një kontribut i rëndësishëm në përpjekjet globale për të kufizuar rritjen e temperaturës brenda objektivit të Marrëveshjes së Parisit. Por aksione te mëtejshme kërkohen lidhur me zbutjen e ngrohjes globale duke reduktuar përdorimin e substancave që e shkaktojne atë, si dhe rritjen e eficences energjitike.

Shqipëria është vendi i parë në rajon i cili ka ratifikuar Amendamentin e Kigalit, duke u bërë pjesë e kalendareve për eleminimin gradual të gazeve HFC, sipas përcaktimeve të këtij Amendamenti.

Lexo edhe:

Kushtetuesja shfuqizon ndryshimet në Kuvend: Procedura e përshpejtuar cenoi të drejtat e opozitës

Hiqet termi “gjithpërfshirëse”/ Miratohen në komision ndryshimet e projektligjit për Barazinë Gjinore

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt eliminimit të plotë të këtyre substancave dhe është angazhuar për të vijuar përpjekjet në këtë drejtim.

Edhe në Shqipëri, si në vende të tjera të botës, në këtë ditë të shënuar organizohen veprimtari të ndryshme për sensibilizimin dhe informimin e publikut, apo dhe si apel për autoritetet dhe vendimarrësit për nevojën e zgjidhjes së sfidave të përbashkëta globale.

Me rastin e Ditës Botërore, Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri me mbështjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, UNIDO, ka organizuar një seri aktivitetesh ku përfshihen nxënës, studentë, ekspertë mjedisi, por dhe përfaqësues të shoqatave dhe grupeve të ndryshme të interesit. Në qendër të vëmendjes së këtij kalendari aktivitetesh është Protokolli i Montrealit, zbatimi i të cilit në rang global ka dhënë e jep një impakt të jashtëzakonshëm për evitimin e katastrofave shëndetësore dhe pasojave shkatërruese për të gjithë ekosistemin në planet.

Etiketa: Dita BotëroreklimatikendryshimetOzonit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtetuesja shfuqizon ndryshimet në Kuvend: Procedura e përshpejtuar cenoi të drejtat e opozitës

17:07 : 20/04/2026
AKTUALITET

Hiqet termi “gjithpërfshirëse”/ Miratohen në komision ndryshimet e projektligjit për Barazinë Gjinore

18:15 : 21/10/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025
AKTUALITET

Ndryshimet në Kodin Penal, Berisha: Burg për parkime, faturat e dritave dhe ujit

13:07 : 30/07/2025
AKTUALITET

Prespa e Madhe, liqeni që po avullon nga ndryshimet klimatike

12:37 : 19/03/2025
Para

Tirana kërkon fitoren e parë sezonale, formacionet zyrtare ndaj Elbasanit

TË GJITHA

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026

Gjobitet “Agi Kons” me 35 mln lekë për shkelje të rënda në mbrojtjen e të dhënave personale

22:23 : 23/06/2026

Protestuesit marshojnë pranë Kuvendit: Parlamenti krimit, ju erdhi fundi

22:23 : 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

22:13 : 23/06/2026

Aksident në Lungomare, plagoset këmbësorja

22:06 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetgrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahisjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş