• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Amerikanët po bëjnë më pak fëmijë”/ VOA: Ulja e numrit të lindjeve pjesë e debatit politik në SHBA

16:17 : 14/09/2024
në BOTA

Në këtë sezon zgjedhjesh është politizuar edhe të qenit prind. Ndërsa niveli i lindjeve në Shtetet e Bashkuara po bie dhe më shumë amerikanë vendosin të mos krijojnë familje, disa paralajmërojnë për një kolaps të ekonomisë dhe shoqërisë amerikane. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, ekspertët thonë se nuk është kaq e thjeshtë.

Amerikanët po bëjnë më pak fëmijë. Lindjet kanë rënë në nivelin më të ulët historik, thuhet në një raport të Qendrave për Kontrollin edhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Çështja u bë pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale, kur u rishfaq një filmim i vitit 2021 ku kandidati republikan për Nënpresident, JD Vance, thotë se demokratët preferojnë më shumë kafshët shtëpiake sesa fëmijët.

“Drejtohemi praktikisht në këtë vend nga demokratët, nëpërmjet oligarkëve të korporatave, nga një grusht grash pa fëmijë të apasionuara pas maceve”, tha ai në vitin 2021.

Zoti Vance i ka quajtur demokratët antifamilje.

Lexo edhe:

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

“Nëse shoqëria nuk bën mjaftueshëm fëmijë për t’u riprodhuar, kjo është një gjë thellësisht e rrezikshme dhe destabilizuese. Nëse nuk ke fëmijë, nuk ke të ardhme. Nuk mund të ketë gjenerata të ardhshme. Duhet të kemi familje të qëndrueshme, të shëndetshme, e të lumtura”, tha zoti Vance.

“Mendoj se duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ka ndryshuar niveli i lindshmërisë, pasi kjo ndryshon në thelb ofertën e krahut të punës. Kjo krijon probleme të ndryshme për burimet tona, por nëse duhet të ngremë alarmin apo jo, kjo është një tjetër histori”, thotë Jennifer Sciubba, drejtuese e organizatës jofitimprurëse “Byroja për Referencat e Popullsisë”.

Ajo thotë se më pak lindje mund të rezultojnë në më pak punonjës, gjë që mund t’i krijojë vështirësi ekonomisë.

Por, ajo shton se është më e komplikuar se kaq.

“Nuk është kurrë vetëm thjesht numri i punonjësve, por se sa përputhen me kërkesat e tregut të punës aftësitë e tyre, arsimimi dhe faza në jetën e tyre”, thotë zonja Sciubba.

Të tjerë vënë në dukje se çështja ka të bëjë jo aq me nivelin e lindjeve, sesa me atë se kush po i lind bebet.

“Nëse thoni se jeni ‘shumë të shqetësuar për rënien e lindshmërisë’, atëherë duhet të vini në dukje se kjo rënie është kryesisht në radhët e grave të bardha. Pra, shqetësimi është në të vërtetë se gratë e bardha, të arsimuara, nuk po bëjnë më fëmijë”, thotë Julia Hellwege, nga Qendra “Chiesman” për Demokracinë, në Universitetin e Dakotës së Jugut.

Ndërkohë, shifrat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se normat më të larta të lindshmërisë në Shtetet e Bashkuara pritet të jenë ndër njerëzit me ngjyrë, të cilët kanë gjithashtu norma më të larta të vdekshmërisë së nënave.

Megjithatë, në përgjithësi, shkalla e rritjes së popullsisë globale është ngadalësuar gjatë pesë dekadave të fundit.

“Në nivel global, shkalla totale e lindshmërisë, ose numri mesatar i fëmijëve të lindur për grua, është rreth 2.2, pak mbi nivelin e duhur për rigjenerimin e popullsisë. Dhe kjo thjesht tregon se ka kaq shumë vende në botë, në fakt, 2 në çdo 3 njerëz në botë, që jetojnë diku me shkallë të ulët të lindshmërisë nga ajo që nevojitet”, thotë zonja Sciubba.

Rënia e nivelit të lindjeve në Shtetet e Bashkuara mund t’i atribuohet ndryshimit të pikëpamjeve. Një studim i fundit nga Qendra Kërkimore Pew zbuloi se 47% e të rriturve të moshës 18 deri në 49 vjeç thonë se nuk kanë gjasa të kenë ndonjëherë fëmijë dhe nga këta, 57% thonë se kjo është sepse thjesht nuk duan.

Emërtimi “Zonjat me mace dhe pa fëmijë” duket të jetë si një simbol nderi për disa. Ylli i muzikës pop, këngëtarja Taylor Swift, së fundmi e përdori këtë emërtim, kur i dha mbështetjen e saj kandidates demokrate për Presidente, Kamala Harris./VOA

Etiketa: amerikanetdebati politiklindjetnumriSHBAulja

Lajme të lidhura

BOTA

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

15:00 : 08/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025
BOTA

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

18:45 : 06/10/2025
BOTA

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

20:21 : 05/10/2025
BOTA

SHBA mund të nxjerrë monedhë me imazhin e Trump

21:56 : 03/10/2025
Para

Vedat Muriqi në fushë, Mallorca bie 1-2 në shtëpi nga Villarreal!

TË GJITHA

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

15:53 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025

Tekstilet e këpucët në krizë, rënie drastike e punësimit në fasoneri

15:26 : 08/10/2025

“Shqipëria Bëhet” mbështet kandidatin e pavarur Dionis Sota për Bashkinë Vlorë

15:15 : 08/10/2025

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kalonte emigrantë ilegalisht në kufi

15:09 : 08/10/2025

Gjermania shqyrton heqjen e nënshtetësisë së përshpejtuar, shtrëngohet politika e migracionit

15:04 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com