• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Lejimi i importit të mbetjeve do të jetë fataliteti i Shqipërisë”

08:42 : 14/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Për aktivistin e AKIP, Lavdosh Ferruni, lejimi i importit të mbetjeve do të shtonte volumin e mbetjeve, teksa vendi vuan problematikën e situatës mjedisore nga ezaurimi i kapaciteteve të landfilleve dhe mungesa e riciklimit.

Eksperti i mjedisit Ferruni thotë se lejimi i importit të mbetjeve do të ishte fataliteti i Shqipërisë për t’u pasuruar 2-3 veta.

Ai paralajmëroi fillimin e protestave deri në tërheqjen e qeverisë për mosmiratimin e ndryshimeve që lejojnë importet e mbetjeve.

Pyetje: Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin e ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Sipas opinionit tuaj, çfarë parashikon neni 73 i ligjit, ku ndër të tjera përcakton se “në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave”?

Shqipëria e ka shumë të mirë ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Projektligji i ri është thjesht një mashtrim juridik, për të fshehur në të një shtesë, lejimin e importit të mbetjeve. Duke qenë projektligj i ri, “arkitekti” ka menduar që mbase nuk bie në sy thelbi i ligjit, pikërisht futja e importit të mbetjeve. Në relacionin e paraqitur të projektligjit nuk ka një fjalë të vetme për shtesën e importit të mbetjeve. Ndjeshmëria shumë e madhe e publikut për ndalimin e importit të mbetjeve u duk vetëm pak orë pas publikimit të draftit.

Lexo edhe:

Shteti që digjet dhe hesht

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

Pyetje: A duhet të lejohet importi i tyre dhe pse ju jeni kundër?

Lejimi i importit të mbetjeve është fatalitet i Shqipërisë. Nuk janë kundër 2-3 vetë, siç janë të interesuar realisht 2-3 vetë bashkë me Qeverinë për të fituar duke bërë pis vendin. Janë kundër të paktën 70,000 qytetarë, në firmosjen me firmë e me fytyrë të kërkesës për referendum, që në vitin 2013 dhe mijëra të tjerë në protestën e madhe në 1 Tetor 2016, që rrëzoi për herë të dytë nenet e ligjit që hapte dyert për import mbetjesh. Shkurt jemi kundër se është kundër publiku i gjerë. Dhe ky publik ka filluar të flasë. As patronazhistët nuk flasin pro importit të plehrave, jo vetëm se kanë firmosur kundër, në kërkesën për referendum, por edhe se ata dhe çdo shqiptar e njeh mirë si qëndron puna me mbetjet në vend.

Pyetje: Çfarë përfitimesh ekonomike do të kishte Shqipëria, nëse do të lejohej importi i tyre?

Nëse do të lejohej importi i mbetjeve (nuk do të lejohet) Shqipëria do kishte vetëm humbje, dhe jo vetëm ekonomike, por mjedisore dhe në shëndetin e banorëve.

Pyetje: Pse drafti i ri nuk e përjashton procesin e incenerimit? A ka sasi të konsiderueshme mbetjesh Shqipëria për incenerim?

Incenerimi nuk ka nevojë të përjashtohet me ligj, thjesht incenerimi nuk është opsion për Shqipërinë. Ne kemi menduar se një incenerator i vogël, për djegien e mbetjeve, ndoshta mund të ishte dashur në Shqipëri, por kur pamë tymin e “bardhë” tek inceneratori i Elbasanit e kuptuam skemën dhe reaguam. Kjo Qeveri punon me skema.(p.sh tani skema me TEC lundrues).

Pyetje: Ekspertë dhe riciklues ngrenë shqetësimin se landfilli i Sharrës dhe Elbasanit është mbushur me mbetje përtej kapacitetit, duke shkaktuar probleme mjedisore. Cilat janë arsyet që po e shkaktojnë këtë situatë? Si mund të zgjidhet?

Ne e kemi ngritur këtë shqetësim të ezaurimit të kapaciteteve të landfilleve dhe arsyeja kryesore është se nuk zbatojmë ligjin, nuk parandalojmë gjenerimin e mbetjeve, nuk ripërdorim, nuk riciklojmë, për arsye të politikës së mbrapshtë me incenerimin, ku të gjitha mbetjet me një rrymë (pra me një kosh) duhet të shkonin tek inceneratorët. Paradoksi i zgjidhjes është me projektligjin e ri, duke shtuar volumin e mbetjeve nga importi.

Pyetje: Projektligji, gjithashtu lë hapësira ligjore për iniciativa private për të operuar me landfille me afat 30-vjeçar. Kjo do të thotë se mund të ketë shprehje interesi nga privati për landfille të reja. Si e shihni këtë nismë?

“Landfillimi duhet të jetë përgjegjësi shtetërore. Ndikimi mjedisor dhe shëndetësor i landfilleve shfaqet edhe dekada më vonë. Sidomos në Shqipërinë me shumë damarë ujorë, landfillimi privat është i rrezikshëm. Kontaminimi i ujërave është fatal”, perfundoi Lavdosh Ferruni.

Etiketa: e rrezikshmeEdi Ramafataliteti i Shqipërisëimportimbetjembetjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025
AKTUALITET

Asnjë fjalë për dështimin në menaxhim, Rama krenohet me arrestimin e piromanëve

16:16 : 13/08/2025
AKTUALITET

Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

14:57 : 13/08/2025
AKTUALITET

Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi

14:26 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
Para

Bien lindjet/ Greqia ofron mbështetje financiare dhe lehtësime taksash për prindërit e rinj

TË GJITHA

Vlorë/ Dy vatra të mëdha zjarri përfshijnë fshatin Kuç

21:37 : 13/08/2025

Vatër zjarri në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi 

21:13 : 13/08/2025

Çelhaka paralajmëron Egnatian: Olimpija Ljubljana vjen në Rrogozhinë vetëm për fitore!

21:07 : 13/08/2025

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025

Romë, shqiptari kapet duke vjedhur restorantin me karrocë verash

20:28 : 13/08/2025

Superkupa e Evropës/ PSG dhe Tottenham publikojnë formacionet zyrtare

20:23 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com