• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Arrestohet një islamist i dyshuar për një sulm në Bavari

Vrasja e sa më shumë ushtarëve të Bundeswehr-it me dy hanxharë gjatë pushimit të drekës - ky dyshohet se ishte plani i një 27-vjeçari në Bavarinë veriore. Por atë e arrestuan në kohë.

19:35 : 13/09/2024
në BOTA

Zyra e prokurorit të Mynihut ka arrestuar një islamist të dyshuar për një sulm, që synonte ushtrinë gjermane. Siriani synonte të sulmonte ushtarët gjatë pushimit të tyre të drekës në qendër të qytetit Hof, në rrethin bavarez të Frankonisë së Epërme dhe të vriste sa më shumë prej tyre, thanë hetuesit. Për këtë, sipas informacioneve, ai kishte blerë tashmë dy hanxharë.

Autoritetet besojnë se 27-vjeçari është ndjekës i ideologjisë radikale islamike. Me sulmin e tij ai synonte të shkaktonte bujë dhe të shqetësonte popullatën.

Siriani i arrestuar të enjten në një vend të paspecifikuar pranë Hof-it dyshohet se “përgatiti një akt të rëndë dhune që kërcënonte shtetin”, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm. Ai tashmë ndodhet në paraburgim pas vendimit të gjyqtarit kompetent hetues. Prezumimi i pafajësisë, megjithatë, zbatohet deri në një dënim përfundimtar. Nuk ka të pandehur të tjerë.

I dyshuari ka statusin e refugjatit

Lexo edhe:

Sulm me armë jashtë një kazinoje në Nevada, dy persona humbin jetën

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

I dyshuari ka pasur statusin e refugjatit që nga viti 2015, siç ka raportuar Zyra e Landit Hof. Sipas këtij dokumenti, siriani kishte marrë me qira një apartament. “Sipas asaj që ne dimë aktualisht, sulmuesi tashmë ka kryer krime më parë dhe ka qenë i burgosur,” tha Oliver Bär (CSU), këshilltar rajonal i Hof-it. Ai përgëzoi autoritetet e sigurisë për parandalimin e një sulmi të planifikuar.

Kryetarja e bashkisë së Hof-it, Eva Döhla (SPD) reagoi me shqetësim: “Nuk kemi përjetuar kurrë diçka të tillë në Hof – bashkëjetesa me më shumë se 48.000 njerëz nga 127 vende ka qenë gjithmonë paqësor. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që të jetë e njëjta gjë në të ardhmen.

Sulmet me thika në Gjermani

Gjermania po forcon kontrollet kufitare pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse me thika, në të cilat të dyshuarit ishin azilkërkues.

Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për një sulm me thikë që la të vdekur tre persona në qytetin perëndimor të Solingen-it në gusht.

Javën e kaluar, një shtetas shqiptar 29-vjeçar u arrestua, pasi kërcënoi se do të vriste policët në qytetin Linz am Rhein, në jug të Bonit. Hetuesit thanë se në murin e shtëpisë së tij gjatë kontrollit u gjet i vizatuar një flamur i Shtetit Islamik.

Shqetësimet për imigracionin dhe sigurinë janë bërë çështje kyçe përpara zgjedhjeve në landin e Brandenburgut, ku partia populiste e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka rezultate të mira./DW

Etiketa: Gjermaniislamistsulm

Lajme të lidhura

BOTA

Sulm me armë jashtë një kazinoje në Nevada, dy persona humbin jetën

22:02 : 28/07/2025
BOTA

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
BOTA

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025
BOTA

Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës

13:32 : 21/07/2025
BOTA

Rusia: Ukraina sulmoi Moskën me dronë

10:16 : 20/07/2025
Para

SHBA kritikoi votimin, reagon Spiropali: Vendimi i Kushtetueses ka nevojë për sqarim

TË GJITHA

Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino, arrestohet autori. U largua me thikë në dorë

09:09 : 29/07/2025

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

08:57 : 29/07/2025

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com