• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Stoku i dosjeve të prapambetura në gjykata deri në fund të vitit 2026 pritet të ulet deri 35%

14:30 : 13/09/2024
në AKTUALITET

Problematika me stokun e dosjeve të prapambetura pritet të reduktohet për 2 vitet e ardhshme.

Në vendimin për miratimin e “Strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë 2024–2030, të planit të veprimit dhe të pasaportës së treguesve” parashikohet që deri në fund të vitit 2026 të garantohet reduktimi progresiv i çështjeve të mbartura në gjykata.

Përkatësisht të reduktohet me 30% stoku i dosjeve për çështjet civile dhe tregtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm; 20% për çështjet penale; 25% për çështjet e gjykatës së apelit. Ndërsa për çështjet e Gjykatës Administrative stoku të reduktohet me 35%.

Po ashtu deri në fund të vitit 2030, krahasuar me vitin 2024, 30% me shumë e çështjeve të referuara nga gjykatat, do të zgjidhen me ndërmjetësim, duke forcuar kështu efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të ndërmjetësimit në trajtimin e çështjeve gjyqësore.

Në total numri i çështjeve në pritje të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në fund të vitit 2023 është 19,275 çështje sipas të dhënave të Strategjisë kombëtare e uljes së numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata (2024-2027) e hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Lexo edhe:

Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria

Gjyqi pa fund i dosjes Shullazi

Sipas raportit të KLGj-së, në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, çështjet civile po kontribuojnë më së shumti në volumin e çështjeve të prapambetura.

Në raport theksohet se kjo është shkaktuar nga fakti se, ndër vite ka pasur një rritje të kohëzgjatjes mesatare të një çështjeje civile. “Ndërsa para vitit 2013 duheshin 270 ditë për të zgjidhur një çështje civile, në 2023 kohëzgjatja ka arritur 1,250 ditë, apo ndryshe një rritje pothuajse katërfish e kohëzgjatjes së regjistruar në vitin 2013”, citohet në raport.

Në Gjykatën Administrative të Apelit, gjithashtu vërehet se, numri i çështjeve të prapambetura është rritur në mënyrë radikale me kalimin e viteve. Ndërsa në 2014 numri i çështjeve të prapambetura ishte afërsisht 6,000 çështje, në vitin 2023 shkoi në 23,056 çështje, duke shënuar një volum të lartë të çështjeve (të vjetra) të prapambetura.

“Bazuar në treguesit e mësipërm, për zgjidhjen e një çështjeje, tendenca është që, në kushtet aktuale, duhen mesatarisht 5,326 ditë (14.6 vjet)”, vërehet nga Kolegji i Lartë Gjyqësor.
Sipas raportit, të dhënat tregojnë se, një nga sfidat më të madha të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është lëshimi më i shpejtë i urdhrave të ekzekutimit, të cilët janë relativisht të thjeshtë nëse i krahasojmë me çështje të themelit.

“Kjo do të çonte në një ulje drastike të numrit të çështjeve të prapambetura dhe do të lejonte gjykatën të përqendrojë burimet në gjykimin e çështjeve të një natyre më komplekse brenda një afati të shpejtë duke rritur efikasitetin e saj. Veçanërisht çështjet e themelit janë problematike, pasi kohëzgjatja mesatare e tyre është rritur nga 100 në 300 ditë”, thuhet në raport.

Në raport rekomandohen një sërë masash që duhet të ndërmerren për uljen e stokut të dosjeve të prapambetura, si ngritjen e ekipeve për uljen e çështjeve, masat për menaxhimin e diferencuar të çështjeve, duke nisur që nga çështjet urgjente, ato të thjeshta apo kategori të tjera, rritja e numrit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit administrativ etj./ MONITOR

Etiketa: dosjeprapambetjestokuvetinguviti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria

19:34 : 24/05/2026
AKTUALITET

Gjyqi pa fund i dosjes Shullazi

21:23 : 04/05/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh pas dyerve të SPAK? Gazetarja: Ka dosje për mazhorancën, por edhe opozitën

18:47 : 06/04/2026
AKTUALITET

Shkarkimet e vetingut mbeten në fuqi, KPA rrëzon kërkesat e 13 ish‑magjistratëve për rishikim

17:07 : 25/03/2026
AKTUALITET

Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit

09:21 : 23/03/2026
AKTUALITET

GJKKO kaloi dosjen për gjykim, avokati i Metës: Janë tallur me ne, kemi kërkuar të thirret Rama

12:07 : 18/03/2026
Para

"Partizani"/ Apeli i GJKKO lë në "arrest shtëpie" Berishën dhe Malltezin

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom