Reperi famëkeq Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër padi, këtë herë nga dikush që më parë ishte pjesë e stafit në labelin e tij Bad Boy Records. Këngëtarja Dawn Richard, paditi ish-shefin e saj duke e akuzuar atë për sulm seksual dhe trajtim çnjerëzor dhe gjithashtu duke pretenduar se ajo ishte dëshmitare e abuzimit fizik të tij ndaj Cassie Ventura disa herë.
Richard pretendon në dokumentet gjyqësore se ajo ishte subjekt i abuzimit verbal nga reperi, i cili dyshohet se i quajti konkurrentët e emisionit të tij “të shëndoshë”, “të shëmtuar”, “bushtra” dhe “të përdala”. Këngëtarja e “Showstopper”, 41, pretendon se e pa ish-in e Combs, Kim Porter duke dalë nga një studio duke qarë me mavijosje të dukshme në të gjithë fytyrën në vitin 2005.
Katër vjet më vonë, Richard pretendon se ajo ishte dëshmitare e një rasti ku Diddy ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe përplasi pas murit Venturën, duke e mbytur dhe duke e tërhequr zvarrë nga shkallët në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Këngëtarja e “Ride for You” pohon gjithashtu se ajo pa Combs, të hidhte një tigan përvëlues me vezë mbi këngëtaren e “Me & U”.
Kur Richard dhe shoqja e saj e grupit të Dirty Money, Kalenna Harper u përpoqën të mbështesnin Venturën dhe ta nxisnin atë të largohej nga Combs, ai dyshohet se i kërcënoi, duke thënë: Ju të përdala mos fusni hundët në marrëdhënien time. Doni të vdisni sot?
Richard gjithashtu pretendon se Combs e detyroi atë të bënte prova për 48 orë pa gjumë, duke e bërë atë të humbiste një peshë të konsiderueshme, të dehidratohej dhe të zhvillonte skuqje në trupin e saj. Ndërmjet viteve 2009 dhe 2011, Richard pretendon se Combs e ka sulmuar atë seksualisht shumë herë duke e prekur në pjesë intime të trupit. Reperi aktualisht po përballet me disa padi që pretendojnë për krime seksuale. Ai ka mohuar disa nga akuzat.