• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vapa e gushtit rriti çmimin e kondicionerëve në rekorde

10:31 : 10/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, NDRYSHE

Ndryshimet klimaterike me temperatura ekstreme deri në 40 gradë gjatë periudhës së verës po rrisin gjithnjë e më shumë kërkesën për kondicionerë.

Sipas të dhënave të INSTAT çmimi i kondicionerëve u rrit me 7.7 % në muajin gusht në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Teksa për shumicën dërrmuese të artikujve të konsumit rritja e çmimeve është frenuar gjatë muajit gusht për kondicionerët, jo vetëm që pati një rritje të lartë, por u shënua rekord (shiko grafikun e mëposhtëm).

Shqipëria si një vend me klime mesdhetare me ngrohjen globale po përjeton valë të nxehti, të cilat në qytete janë bërë edhe agresive nga betonimi i tepërt dhe mungesa e gjelbërimit.

Lexo edhe:

Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

Ndërtimi edhe pse është aktiviteti kryesor në ekonominë shqiptare në të shumtën e rasteve nuk ofron cilësi. Banesat ende ndërtohen pas sistemet e ngrohjes dhe ftohjes dhe investimi në kondicioner shihet si një zgjidhje emergjente për të përballuar temperaturat e larta.

Rritja e çmimeve të kondicionerëve në muajin gusht lidhet me kërkesën e lartë. Produktet tani po përdoren edhe në qytetet e veriut të vendit, pasi valët e nxehtit po godasin njësoj këto vitet e fundit.

Instalimi dhe përdorimi në masë i kondicionerëve vuri nën presion furnizimin me energji të vendit dhe solli ngarkesë në linjat e transmetimit.

Gjithashtu përveç blerjes së pajisjeve familjet po rrisin shpenzimet viti pas viti për faturat e energjisë për të siguruar ftohjen në verë.

Një studim i Bankës Botërore këtë vit tregoi se në qytetet  e mëdha Shqiptare, Tiranë, Durrës dhe Fier temperaturat janë 7 gradë më të larta nga mungesa e gjelbërimit. Ndotja e ajrit dhe ndërtimi intensiv bën në qytetet e mëdha temperaturat të jene shumë më të larta se realet, duke ndikuar më tej kërkesën për pajisje që sigurojnë ftohjen e ambienteve.

Ndryshimet klimaterike dhe sidomos temperaturat e larta janë duke krijuar një kosto shtese në të gjithë ekonominë në tërësi. Por efektet më të dukshme janë në prodhimin bujqësor dhe në cilësinë e jetës. Shumë kultura bujqësore vit pas viti dështojnë të prodhojnë nga temperaturat e larta të sezonit të verës.

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë lajmëruar se, ndikimi i klimës në ekonomi do të rritet vit pas vite nëse shtetet nuk marrin masa për të zbutur efektet e saj. Shqipëria nga këto ndryshime rrezikon përmbytje, rrëshqitje të dherave dhe zjarre gjatë periudhës së verës./Monitor

Etiketa: kondicionerRritja e cmimevetemperatura ekstremevape

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

08:15 : 07/08/2025
AKTUALITET

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

15:35 : 26/07/2025
RAJONI

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025
RAJONI

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025
AKTUALITET

Moti bën kthesën e madhe, Metereologia: Do të bien ndjeshëm temperaturat

09:26 : 24/07/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 39°C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:00 : 20/07/2025
Para

Pas takimit me qeverinë, Rama mbledh edhe deputetët

TË GJITHA

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com