Moti i keq ka përfshirë një pjesë të madhe të vendit pasditen e sotme. Shiu i rrëmbyeshëm ka sjellë probleme në Vlorë për shkak të erës.
Sipas raportimeve, është rrëzuar një pishë në pyllin e sodës, duke bllokuar kështu njërin sens të rrugës.
Rrëzimi i pishës në rrugë fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve, ndërsa janë shërbimet zjarrfikëse ata që kanë mbërritur në zonë.
Zjarrfikësit kanë prerë pemën, duke e larguar nga rruga pjesë-pjesë për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor.