• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sterilizimi/ Vokshi i vë përballë dokumentet, Enkelejd Joti: Nuk mbaj mend!

16:06 : 09/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-drejtori i QSUT-së, gjatë periudhës mars 2017 – 2021, Enkelejd Joti ka dëshmuar këtë të hënë në komisionin hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi, më konkretisht në lidhje me aferën e koncesionit të sterilizimit.

Shumicës së pyetjeve të bëra nga kryetarja e komisionit, deputetja demokrate Albana Vokshi, Joti i është përgjigjur se nuk mban mend, pavarësisht se deputetja demokrate e vuri përballë dokumenteve të firmosura nga vetë Joti.

Albana Vokshi insistoi se Joti gjatë kohës që ka qenë drejtor i QSUT-së e ka shprehur vetë shqetësimin herë pas herë në ministrinë e Shëndetësisë.

Vokshi: Auditimi i KLSH, ku institucion bëri disa vërejtje, mes tyre marrja e centralit të sterilizimit në përdorim. Gjetje e KLSH që pavarësisht se nuk theksohet në kontratë ju ia keni lënë koncesionarit pa qera, KLSH madje ka vënë edhe detyra në lidhje me këtë gjetje. Kush janë hapat që keni marrë?

Joti: Ju keni marrë vetëm raportin e KLSH. Nuk di a keni marrë kontrollin e KLSH për zbatimin e rekomandimeve. Vënia pa qera ka qenë e parashikuar në kontratë. Çdo rekomandim i KLSH-së, kemi për detyrë ta zbatojmë.

Lexo edhe:

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

Mbyllja e koncesionit të sterilizimit, Alimehmeti: U grabitën 153 milionë euro

Vokshi: Ka disa rekomandime që KLSH i ka gjetur në shkelje. Mungesa e qerasë është konsideruar dëm në buxhet. Është vetëm njëra. Nga kush kryheshin sterilizimet në QSUT?

Joti: Instrumentet sterilizoheshin nga Saniservice, në dijeninë time. Pyetjet janë teknike, nuk i mbaj mend detajet.

Vokshi: Ku përcaktohej që QSUT duhej të jepej falas pa qira 700 metra katror si dhe vënia e centralit në dispozcion, të cilat u evidentuan në raportin e KLSH?

KLSh ia ka lënë detyrë drejtorit që të raportojë këtë tek ministria. “QSUT e ka kryer këtë rekomandim.” tha Joti

Vokshi: 27 autoklava që deri në momentin kur nisi koncesionari kryenin procesin, në kohën që keni qenë drejtor a kanë funksionuar këto autoklava? Cfarë ndodhi me to?

Joti: Këto autoklava kanë qenë pjesë e marrëveshjes me ministrinë si do të veprohej me to. Drejtuesit kanë folur me ministrinë për ti shpërndarë këto autoklava ku kishte nevojë. Në periudhën time nuk ka pasur autoklava. Nuk mbaj mend që janë vënë në përdorim.

Për këtë Vokshi lexoi një shkresë të Edvin Priftit, në atë kohë shefi i kardiokirurgjisë. Shkresa mban datën 29/7/2019

“I nderuar zoti Joti materialet e mjekimit në repartin e kardiokirurgisë vazhdojnë të sterilizohen në… Kërkoj lidhjen me kardio kirurgjinë, ku akoma skishte filluar shërbimi”

Enkelejd Joti hoqi përgjegjësinë nga koncesionari por e vlerësoi si një shërbim të duhur për QSUT-në

Joti: Ne inkurajonim mjekët që për arsye të caktuara nuk kanë parashikuar dhe një mjet të posacme, ata ta kërkonim dhe ne ta raportonim tek koncesioni për tia shërbyer më mirë pacientëve. Ia kemi raportuar që koncesionari të jetë më i përgjegjshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kryer funksionet e veta dhe nuk ka funksionuar koncesioni. Unë mund të them. Në dijeninë time koncesionari ka qenë gjë e mirë që është bërë për QSUT-në. Nuk e di nga ana financiare por nga impakti që kam marrë nga stafi. Normale që kishte problematika, do të ishte anormale nëse nuk kishte. Ata nuk janë robotë. Problem do të ishte nëse nuk do i kisha adresuar. Nuk di cili shërbim i kardiokirurgjisë nuk është future në koncesion dhe për cfarë arsye. Koncesionin nuk e lidhi QSUT por u lidh më përpara nga ministria dhe iu dërgua QSUT-së e të gjithë spitaleve të tjera për ta zbatuar. Për të monitoruar këto problematika e adresuar. 

Ndërkohë Vokshi vuri në dukje se në fund të 2019 ky shërbim ka pasur problematika e nuk kishte filluar në të gjitha shërbimet e QSUT-së. Referuar kjo dhe shkresave të shefave të shërbimeve që i dërgonin në adresë të drejtorit të QSUT-së Joti, ku kërkonin të ndërhyhej për t’i zgjidhur.

Vokshi: Bazuar në kontratë, brenda 180 ditëve në të gjithë QSUT-në do të niste shërbimi, por në fund të 2019 shërbimi nuk ka filluar kudo ‘dhe paska pasur shumë problematika. Për aq kohë sa ju jeni adresuar në mënyrë të përsëritur. Si mund të konsiderohet një implementim i mirë kur është shkelur kontrata. Si menaxher i QSUT duhet t’ju interesojë se nuk hapet një set por disa sete dhe sapo më shkruajnë që këto sete që hapen janë në klinika private. Hapet një set, pjesa tjetër I marrin I përdorin. Më shkruajnë mjekë e infermierë por këtë problematikë do e adresojmë ku duhet. Kontrata e ka se setet janë sipas diagnozës. Ju thoni nuk ka problem që janë hapur 5 sete, e janë përdorur sete me kompleksitet të lartë që nuk përkojnë me diagnozën. Pra në vend që shteti të paguajë sete me kompleksitet të ulët paguajnë me kompleksitet të lartë që është dyfishi. Vetëm për 1 instrument, është hapur një set tjetër me kompleksitet të lartë që nuk përkon me diagnozën.

Etiketa: albana VokshiEnkelejd Jotikomisionisterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

15:46 : 25/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e koncesionit të sterilizimit, Alimehmeti: U grabitën 153 milionë euro

11:09 : 23/06/2025
AKTUALITET

Koncesioni i sterilizimit drejt mbylljes, kostoja reale 53% më shumë se kontrata

08:09 : 23/06/2025
AKTUALITET

Kallëzimi i Albana Vokshit ndaj Vilma Nushit, SPAK: Procedimi penal është në fazën e hetimit

11:18 : 20/06/2025
AKTUALITET

Komisioni i Stabilizim-Asocimit, Tabaku: Në 12 vite, nuk kemi bërë një Reformë Zgjedhore të plotë

16:37 : 18/06/2025
AKTUALITET

“Ju kanë urdhëruar bandat që të mos më lini të flas”, Vokshi: Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë

15:27 : 16/06/2025
Para

Superliga/ Partizani nxjerr në shitje biletat për derbin me Dinamon

TË GJITHA

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com