• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i mbetjeve toksike/ Gazheli i Doganave fshihet pas Ballukut. Edhe për sa kohë?

14:31 : 09/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kur shpërtheu skandali i eksportimit të mbetjeve toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës, Gent Gazheli, njeriu që drejton institucionin më të dyshuar për këtë rast skandaloz, dha një deklaratë gjysmë të gënjeshtërt, pa pasur asnjë lloj skrupulli.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi në 21 Gusht 2024 se “…rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova”.

Kjo deklaratë nuk përputhej thuajse fare me realitetin. Pasi, Gazheli dhe zyra e tij i referoheshin një rasti të ndodhur në Mars të këtij viti dhe me destinacion Kinën, ndërkohë që media vendase e ndërkombëtare, si edhe agjenci të specializuara ngritën alarmin për eksportin e lëndëve toksike drejt Singaporit, me pikë-nisje Portin Detar të Durrësit.

Lexo edhe:

Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

Bardhi pas raportit të KE: SPAK të kërkojë sërish në Kuvend heqjen e imunitetit të Ballukut

Pas kësaj deklarate gjysmake dhe të rreme, Gazheli qëndroi i heshtur, u struk pas daljeve publike të Belinda Ballukut, me shpresën se gjithçka do të harrohej dhe askush nuk do të merrej më me të personalisht dhe vartësit e tij.

Gazheli qëndroi i squllët edhe kur Dogana e Kosovës e përgënjeshtroi.

Aktualisht ka nisur një hetim nga Prokuroria e Durrësit, por shpresat për një rezultat pozitiv dhe zbulimin e vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore janë shumë të vagullta.

Prokuroria e Durrësit e nisi me shumë vonesë hetimin penal, vetëm pasi media po ziente për skandalin e eksportimit të mbetjeve të dyshuara toksike nga vendi ynë drejt Singaporit. Tashmë që vrulli mediatik për atë skandal ka rënë disi, edhe nga Prokuroria nuk duket se ka ndonjë nxitim të madh për të zbuluar të vërtetën e skandalit.

Të dhënat e deritanishme, megjithëse të pjesshme, krijojnë dyshimet e forta se gjeneza e skandalit ose, më saktë, ndërkombëtarizimi i skandalit të eksportit të mbetjeve toksike, është tek autoritetet doganore shqiptare.

Nga ajo që dihet deri tani, rezulton se kompania ‘Sokolaj” ka blerë materialin tek shoqëria “Kurum” dhe më pas e ka nisur me kontenierë nga porti i Durrësit, me destinacion Tajvanin.

Po ashtu, të dhënat e publikuara në media, deri më tani të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet shtetërore, thonë se eksportimi i këtyre mbetjeve të krijuara nga ‘Kurum” nuk lejohej, porse kompania eksportuese ka “modifikuar” fletë-daljet e mallit.

Nëse është kështu, atëherë një rol shumë thelbësor në të gjithë këtë histori që e vendosi edhe një herë Shqipërinë në hartën e rasteve skandaloze, ka edhe Dogana Shqiptare.

Institucioni i drejtuar nga Gent Gazheli ka detyrimin kryesor që të parandalojë kontrabandimin apo edhe eksportimin e lëndëve që nuk lejohen të qarkullojnë lirisht.

Në rast se kompania “Sokolaj” ka “modifikuar” dokumentat, është sërish Dogana Shqiptare që ka një përgjegjësi shumë të madhe, pasi i ka dalë nga vendi 800 ton mbetje toksike me dokumenta të rreme.

E, në vijim, ndërkohë që dyshimet bien mbi administratën doganore, për, më së paku paaftësi, drejtuesi i këtij institucioni, Gazheli, mori përsipër që të mbrojë vartësit, nëpërmjet një deklarate të rreme e të gënjeshtërt.

Një drejtues i përgjegjshëm, kërkon përgjegjësi dhe merr masa që skandale të ngjashme të parandalohen ose të mos përsëriten.

Por, kur titullari mbron me forcë, madje me deklarate të rreme shkeljet e vartësve, shumëkush mund të mendojë se edhe ai vetë është i përfshirë “në aferë”.

Deri më tani, Gent Gazheli është fshehur pas Ballukut. Mbetet për t’u parë se sa do ta mbajnë shpatullat e Ballukut Dejtorin e Përgjithshëm të Doganave, i cili është nomenklaturë e Ministrisë së Financave, ndërkohë që zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministre e Infrasturkturës, ka shumë drejtorë të saj për të mbrojtur.

Etiketa: belinda ballukudogana shqiptaregent gazhelikompania Sokolaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

14:36 : 22/07/2026
AKTUALITET

Bardhi pas raportit të KE: SPAK të kërkojë sërish në Kuvend heqjen e imunitetit të Ballukut

16:57 : 18/07/2026
AKTUALITET

“Raporti i KE-së damkosi Ramën”/ Berisha: Balluku është bërë çështje e BE-së

12:26 : 18/07/2026
AKTUALITET

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

22:43 : 17/07/2026
AKTUALITET

Raporti i KE për drejtësinë, Bardhi: Brukseli rrëzoi alibinë për Ballukun

19:40 : 17/07/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ballukut, mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

16:01 : 16/07/2026
Para

Përplasi një motor dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet 62-vjeçari në Elbasan

TË GJITHA

Plagoset me sende të forta një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

22:58 : 23/07/2026

BE në Zveçan: Komunat në veri përballen me mungesë stafi, arkivash dhe kufizime buxhetore

22:55 : 23/07/2026

Horoskopi, 24 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:48 : 23/07/2026

“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

22:46 : 23/07/2026

Parlament i krimit/ Marshimi nëpër Tiranë, qytetarët: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

22:40 : 23/07/2026

Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal

22:36 : 23/07/2026

Qori shpjegon pse qeveria Rama po i përgjigjet protestuesve me “tërheqje zvarrë”

22:27 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom