• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i kredive me probleme, i qëndrueshëm edhe për korrikun

08:26 : 09/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe për muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues pësoi një rënie shumë të lehtë në 4.68%, nga 4.7% që kishte qenë për qershorin. Me bazë vjetore, megjithatë, raporti i kredive me probleme vazhdon të jetë në rënie. Një vit më parë ky tregues ishte në nivelin 5.28%.

Gjatë pjesës së parë të vitit 2024, raporti i kredive me probleme nuk ka shfaqur luhatje shumë të mëdha dhe aktualisht nuk është shumë larg prej nivelit 4.74% që u shënua në fund të vitit të kaluar.

Megjithatë, fakti që raporti i kredive me probleme është i qëndrueshëm, pavarësisht rritjes së shpejtë të portofolit të kredisë, është një tregues se sasia e kredive me probleme po rritet në vlerë absolute.

Në fund të muajit korrik portofoli total i kredisë për ekonominë, arriti vlerën e 798.3 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 13.3%. Mbi këtë vlerë, totali i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 37.3 miliardë lekë, nga rreth 35 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit 2023.

Rritja e shpejtë e kredisë për ekonominë, që nga ana tjetër nuk po shoqërohet me rënie domethënëse të raportit të kredive me probleme, po shqetëson edhe Bankën e Shqipërisë.

Lexo edhe:

Muaji Korrik i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

Korriku përvëlues! Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën

Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar të miratuar javën e kaluar, Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziqet e veprimtarisë së sektorit bankar paraqiten në nivele të kontrolluara, por nënvizon se ecuria në rritje e ciklit financiar ka nevojë të moderohet.

Në mesin e këtij viti, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë përqind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025.

Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta.

Gjatë pjesës së parë të viti 2024, ekonomia shqiptare ndodhet në një situatë ku po ndërthuren ulja e inflacionit poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë me rritjen e shpejtë të kreditimit. Nga ana tjetër, performanca e sektorit bankar paraqitet mjaft e mirë, me fitime që kanë arritur vlerat më të larta historike. Kjo po ndikon në një oreks më të madh për rrezik dhe ofertë të lartë për kredi.

Një situatë e tillë e ndërlikon disi vendimmarrjen e ardhshme të Bankës së Shqipërisë. Ulja e mëtejshme e normave të interesit nga niveli aktual prej 3% mund të nxisë më tej rritjen e kreditimit, gjë që Banka e Shqipërisë për momentin nuk e inkurajon, për shkak të rreziqeve të shtuara që mund të shtrojë për stabilitetin financiar./ Monitor.al

Etiketa: korrikuRaporti i kredive

Lajme të lidhura

BOTA

Muaji Korrik i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

16:32 : 07/08/2025
AKTUALITET

Korriku përvëlues! Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën

17:08 : 03/07/2025
AKTUALITET

Korriku shtoi aksidentet rrugore, shkak sjellja e drejtuesve të mjeteve

21:19 : 28/08/2024
HOROSKOPI

Lojëra pushteti dhe vulosje premtimesh, Meri Shehu jep parashikimin e yjeve për fundin e Korrikut

18:49 : 24/07/2023
AKTUALITET

Sinoptikania: Ja kur pritet të jetë fundi i të nxehtit përvëlues dhe si parashikohet gushti

12:55 : 21/07/2023
AKTUALITET

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në nëntor të vitit të kaluar

14:07 : 10/01/2023
Para

Shpopullimi/ Alarm në arsim, shkollat e nisin vitin me 125 mijë fëmijë më pak se 10 vite më parë

TË GJITHA

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom