Një person në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga banesa ku jetonte.
Ngjarja ndoshi pasditen e djeshme, e mërkurë, në rrugën “Xhanfize Keko”.
Në banesë, ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit, 32-vjeçari me iniciale K.R.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se vuante nga depresioni, probleme psikologjike dhe konsumimi i alkoolit.
Dyshohet se akti fatal, është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të problemeve që kishte.
Gjithsesi për ndjekje të mëtejshme për rastin, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim.