• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Foto/ Shkëmbim vrasjesh, ish-polici u përndoq për t’u ekzekutuar për llogari të Pëllumb Gjokës

14:47 : 05/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Zbardhen fotot e pa publikuara që tregojnë ndjekjen pa ndërprerje në Tiranë të Kleanth Musabelliut, nga njerëz të grupit “Bajri-Gjoka” me qëllim vrasjen e tij për llogari të biznesmenit nga Velipoja, Pëllumb Gjoka.

Gjoka, kishte një inat të vjetër me Musabelliun, pasi në vitin 2017 ky i fundit e kishte plagosur me armë në këmbë si pasojë e një konflikti të lindur për sherrin e fëmijëve në shkollë.

Ndjekja këmba-këmbës, është kryer mes periudhës qershor – tetor të viti 2020 nga Klaudor Haka, një personazh i futur nga biznesmeni i lojërave të fatit Pëllumb Gjoka dhe kreu i grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, Behar Bajri.

Të dy këta impenjohen maksimalisht të vrasin një ish-punonjës të Policisë së Burgjeve, i quajtur Kleanth Musabelliu, ku detyrën për gjetjen e njerëzve që do kryenin eliminimin fizik të tij, Bajri ia kishte besuar maksimalisht biznesmenit tjetër, Ervis Martinaj.

Për planin e vrasjes së Musabelliut, Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinajn, ku pas diskutimeve për planin e pagesës, për një moment flitet dhe për një shkëmbim vrasjesh, ku Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Gjokës dhe Vis Martinajt.

Lexo edhe:

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

Ndërsa Martinaj do realizonte më pas vrasjen e Kleant Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës. Këto biseda janë kryer gjatë vitit 2020 dhe planifikimi për të bërë vrasjen ka qenë Tirana.

Gjin Boriçi është vrarë në 9 Gusht 2020 nga grupi i Bajrit, ndërsa tashmë radhën e kishte Martinaj që të vriste Musabelliun.

Në komunikimet e zhvilluara përmes aplikacionit “Sky” janë zbuluar fotografitë e Kleanth Musabelliut që Klaudor Haka, ia dërgonte në kohë reale Ervis Martinajt dhe Pëllumb Gjokës.

Haka ka monitoruar çdo lëvizje të Musabelliut, në lokal, në lagje me shokët, në rrugë, në ambientet e një bankomati etj. Këto pamje ekskluzive të siguruara nga “Ora News”, tregojnë qartë mbikëqyrjen që i është bërë Musabelliut.

Ky i fundit ishte komshi me Klaudor Hakën, pasi jetonin në një pallat dhe se çdo lëvizje e Musabelliut që ishte planifikuar për t’u vrarë ishte monitoruar prej tij dhe grupi “Bajri”.

Por megjithëse ish-punonjësi i Policisë së Burgjeve qe futur në rreth të kuq dhe mbahej në vëzhgim, goditja e tij me armë nuk është kryer në asnjë moment, pasi Ervis Martinaj nuk ka mundur të sigurojë vrasësit.

Në këto rrethana Behar Bajri del vullnetar tek Pëllumb Gjoka për të vrarë ai Kleanth Musabelliun, por siç del edhe në biseda Pëllumbi duhet të siguronte një person që ta mbikëqyrte me vëmendje çdo lëvizje të Musabelliut.

Vrasja e ish-punonjësit të Policisë së Burgjeve, nuk është kryer për shkak se Kaludor Haka, njeriu që mbikëqyrte Musabelliun është arrestuar nga policia krejt rastësisht për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve./ Ora News

 

Etiketa: Behar Bajriervis martinajKleanth MusabelliuPëllumb Gjokavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025
AKTUALITET

U plagos në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

10:26 : 08/10/2025
AKTUALITET

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

10:13 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi në Kolumbi/ Artur Tushi u qëllua me 11 plumba, detaje rreth vrasjes së shqiptarit

15:41 : 07/10/2025
Para

Përdorimi i tepruar i telefonit rrit rrezikun e infarktit ose goditjes në tru

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com