• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lirohet Fredi Beleri

11:20 : 02/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Fredi Beleri ka fituar lirinë rreth një muaj pasi u mbajtën zgjedhjet e reja në Himarë, ku kandidati i PS-së, Vangjel Tavo, u shpall fitues.

Eurodeputetit i mbeteshin edhe 6 javë për të kryer dënimin.

Lajmin e lirimit të eurodeputetit e ka konfirmuar avokati i tij, Geni Gjyzari i cila tha për mediat: “E pranoi kërkesën gjykata, urdhëroi lirimin para kohe, i mbeteshin  edhe 6 javë, respekte për gjykatën, lirimi para kohe me kusht, dy muaj i kishin mbetur. Pronari që i ka çelësat e burgut dha leje pas zgjedhjeve që të dali”.

Beleri është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Fier për përfundimin e procedurave të nevojshme dhe më pas do të lirohet.

Lexo edhe:

Beleri – Celibashit: S’të vjen turp, ke 1 javë që numëron 1 milionë e gjysmë vota

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

  • Medat greke reagojnë pas lirimit me kusht të Belerit

Lirimi me kusht nga burgu i Fredi Beleri është pasqyruar edhe në mediat në Greqi, të cilat shkruajnë se tashmë eurodeputeti do të kryerje pa asnjë pengesë detyrat e tij në Parlamentin Evropian.

“Kërkesa e eurodeputetit të Demokracisë së Re, Fredi Beleri, për lirimin nga burgu është pranuar sot.

Eurodeputeti i Demokracisë së Re, i cili qëndroi në burg për 16 muaj, kishte bërë kërkesën përkatëse që në korrikun e kaluar ashtu siç i takon sipas ligjit shqiptar pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.

Pas këtij vendimi Fredi Beleri do të mund të kryejë pa ndërprerje detyrat e tij në Parlamentin Evropian”, shkruan Protothema.

  • Zgjedhja e Belerit eurodeputet, pavlefshmëria e mandatit dhe zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë

Fredi Beleri u zgjodh në qershor të këtij viti në postin e deputetit të Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, duke qenë eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Në kohën kur u zhvilluan zgjedhjet, ai ndodhej në burg, i arrestuar që më datë 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, teksa kandidonte për kreun e Bashkisë së Himarës. Ai u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, duke e shpallur fajtor për krime zgjedhore, teksa mandati i tij i fituar u shpall i pavlefshëm nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Gjatë çdo seance, Fredi Beleri e ka konsideruar arrestimin dhe dënimin e tij si politik, teksa ka akuzuar Prokurorinë se ka sajuar faktet dhe provat kundër tij.

Burgosja e Belerit u parapri nga sulme të forta nga kryeministri Rama në fushatë, ku ai paralajmëroi se do të merrej personalisht me kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. Për të çuar para porosinë e Ramës u angazhuan forcat operacionale të policisë, prokuroria dhe gjykata e Vlorës dhe më vonë SPAK dhe GJKKO që e mbajtën në burg kandidatin e opozitës, edhe pse i infiltruari pranoi se ishte paguar nga policia për të përgjuar Belerin.

Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë. Fredi Beleri u bë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shpalli më datë 5 korrik të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i bashkisë Himarë. Celibashi argumentoi në mbledhjen e KQZ-së se në kushtet ku ndodhet Beleri, ligji i dekriminalizimit e ndalon që të kandidojë për postin e kryebashkiakut dhe jo më për ta ushtruar funksionin.

Më 4 gusht u mbajtën zgjedhjet në Himarë ku kandidati i PS-së, Vangjel Tavo u zgjodh kryetari i ri i Bashkisë së Himarës. Vangjel Tavo ka siguruar fitoren me 1477 vota më shumë se rivali i tij në garë, Petro Gjikuria.

Opozita denoncoi faktet se si e gjithë administrata shtetërore ishte e përqëndruar në Himarë. Sipas opozitës, Edi Rama e vodhi fitoren edhe në Himarë ashtu siç ka bërë në të gjithë Shqipërinë.

Mbi 6000 qytetarë nuk u lejuan të votonin në zgjedhjet e 4 Gushtit për shkak të ID të skaduara. Opozita e ka cilësuar akt anti-Kushtetues përjashtimin nga e drejta e votës të qindra qytetarëve për shkak të skandencës së dokumenteve të identifikimit.

Përsa i takon zgjedhësve në krahasim me vitin 2023 kemi 252 zgjedhës më shumë. Nga viti 2021 deri në 2023 kur del lista për zgjedhjet vendore rezultuan 8 votues më pak ndërkohë para një viti deri më sot kemi 252 më shumë dhe 331 transferime nga bashkitë e tjera jo vetëm për të jetuar por edhe për të votuar.

Kemi 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar. Mundësi që nuk i mohohet për shkak të kushtetutës.

Pra, vetëm për 5 ditë nga shpallja e dekretit janë transferuar 93 qytetarë me të drejtë vote.

Etiketa: Fredi Beleri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beleri – Celibashit: S’të vjen turp, ke 1 javë që numëron 1 milionë e gjysmë vota

08:45 : 19/05/2025
AKTUALITET

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025
AKTUALITET

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?

09:01 : 07/04/2025
AKTUALITET

Eurodeputeti Fredi Beleri, padit në Gjykatën e Tiranës ish-Drejtorin e Arkivave

12:02 : 25/03/2025
Para

Lirimi nga burgu i Belerit, mediat greke: Eurodeputeti do të kryerje pa pengesa detyrat në PE

TË GJITHA

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com